Ministria e Mbrojtjes informon mbi situatën e zjarreve në Shqipëri. Ndërkohë po punohet për shuarjen e 10 vatrave të zjarrit - Business Magazine Albania

Ministria e Mbrojtjes informon mbi situatën e zjarreve në Shqipëri. Ndërkohë po punohet për shuarjen e 10 vatrave të zjarrit

vatrave të zjarrit

Në të gjithë vendin po punohet për shuarjen e 10 vatrave të zjarrit, një pjesë e të cilave janë të reja dhe një pjesë janë favorizuar në përhapje nga era e fortë. Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve në vend dhe njofton se vijon pa u ndalur puna për shuarjen e flakëve në disa vatra.

Një vatër e re zjarri është shfaqur, nën ndikimin e erës në Malin e Tërbunit, bashkia Pukë, ku është punuar gjatë ditës nga forcat e FA për krehjen e zonës. Përhapja e zjarrit rrezikon kurorën e qytetit të Pukës, por nuk ka rrezik për banesa. Situata paraqitet e normalizuar, ku ende po punojnë mbi 50 forca të FA për të kryer krehjen e zonës.

Ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në fshatin Flet, njësia administrative Blerimaj, bashkia Fushë – Arrëz u ndërpre si pasojë e telave elektrikë që rrezikonin punën e helikopterit holandez. Por në terren po punojnë rreth 100 forca të FA dhe pushtetit vendor. Nga ana e fshatit Kryezi është vënë nën kontroll. Nga fshati Dardhë situata është më e rrezikshme dhe po punohet nga forcat për ta izoluar. Nuk ka rrezik për banesat.

Një zjarr me përmasa të mëdha u raportua në një sipërfaqe pyjore pishe dhe shkurre, midis fshatrave Lodertune, njësia administrative Postribë dhe Mazrek, njësia administrative Guri i Zi, bashkia Shkodër. Mazreka është një zonë me vlera historike dhe turistike, ku ndodhen rrënojat e Kishës së Shatit, monument kulture i kategorisë së parë. Në mbështetje nga ajri është edhe helikopteri holandez.

Vijon puna për shuarjen e zjarrit në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. Sipërfaqja e përshkruar deri tani është 30 ha, ndërsa është djegur 15 ha shkurre dhe pemë. Vatra ka qenë aktive brenda perimetrit të përshkuar nga zjarri dhe gjatë kohës është përhapur në Veri – Lindje të fshatit Lalm të njësisë administrative Kolsh, Lezhë dhe të kufirit administrativ me njësinë administrative Rubik, bashkinë Mirditë, përkatësisht në afërsi të fshatit Katund i Vjetër, ku në gatishmëri është vendosur një mjet zjarrfikës i FA për ruajtjen e 4 banesave aty pranë. Vijon akoma mbështetja nga ajri dhe pas punës së ditës së sotme është arritur 60% e izolimit të vatrave. Nesër do të vijojë sërish operacioni për shuarjen përfundimtare.

Lexoni: Zjarri në Kalimash. Shmanget katastrofa në autostradën Shqipëri-Kosovë. Ja cila është gjendja aktuale në vend

Është përmirësuar disi situata në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë, ku situata ishte përkeqësuar si pasojë e erës. Deri më tani flakët kanë përshkuar rreth 220 ha ah, pishë, barishte e dushk dhe djegur 140 ha kullota. Vatra e zjarrit është e pamundur të kontrollohet vetëm nga toka për shkak të përhapjes dhe në mbështetje të forcave të FA dhe pushetit vendor ka shkuar edhe helikopteri holandez. Aktualisht nuk ka rrezik për banesa.

Vazhdon të jetë problematike vatra e zjarrit në Majën e Rrunës, Laku i Mollave dhe Laku i Thive, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës, pavarësisht punës së bërë nga forcat e angazhuara të bashkisë dhe FA për izolimin dhe mbajtjen e saj nën kontroll. Vazhdojnë të digjen trungje brenda vatrës. Terreni është i vështirë dhe në disa drejtime është e pamundur ndërhyrja nga toka.

Nuk paraqitet rrezik për banesat dhe po vijon puna për mbajtjen nën kontroll të vatrës në Qafë Murrë, njësia administrative Selishte, Dibër. Zjarri ka kaluar në një terren shkëmbor dhe me bimësi të pakët.

Një vatër zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra është raportuar në fshatin Vanë, njësia administrative Delvinë, bashkia Delvinë. Forcat e zjarrfikëse janë në terren dhe aktualisht nuk ka rrezik.

Po ashtu një vatër e re është në fshatin Kamican, njësia administrative Zavalinë, bashkia Elbasan në pyll me pisha. Forcat e MZSH të bashkisë janë në terren dhe po punojnë për izolimin e vatrave. Disa vatra zjarri, kryesisht në veri të vendit janë ende aktive pavarësisht punës së pandërprerë të forcave operacionale në terren, asistencës së ekpertëve nga Byroja për Ndihmë Humanitare e USAID dhe mbështetjes me helikopterët shqiptarë, holandezë e çekë nga ajri.

Zjarri në fshatin Kaçni, njësia administrative Selishtë bashkia Dibër, po zhvillohet me ritëm të shtuar dhe ka dalë jashtë kontrollit duke u afruar në masivin me pisha në territorin e bashkisë Klos. Zjarri po përhapet në zonë pyjore, por me intensitet mesatar, duke përfshirë rreth 20 ha. Për izolimin e zjarrit sot janë angazhuar rreth 30 forca të bashkisë Dibër, si zjarrfikës, forca pyjore, të bashkisë e vullnetare. Për shuarjen e plotë të zjarrit janë angazhuar edhe forca nga bashkia Mat.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0