Adhurues të Grey's Anatomy? Një kompani do të paguajë 20 mijë pesos për të parë të gjithë kapitujt e tij - Business Magazine Albania

Adhurues të Grey’s Anatomy? Një kompani do të paguajë 20 mijë pesos për të parë të gjithë kapitujt e tij

Grey's Anatomy

Siç do të thoshte vetë Meredith Grey: “më zgjidhni mua, më përzgjidhni mua, më doni mua”. Një kompani në Shtetet e Bashkuara do t’i paguajë një mijë dollarë personit që shikon 369 episodet e 17 sezoneve të deritashme të shfaqjes televizive.

Qëllimi i NiceRx është që personi i zgjedhur të dokumentojë se kush ka shpëtuar më shumë jetë, gjatë gjithë programit, Dr. Miranda Bailey (Chandra Wilson) apo Meredith Grey (Ellen Pompeo).

Për të marrë pjesë, ju duhet vetëm të plotësoni formën e regjistrimit me të dhënat tuaja dhe arsyet pse ata duhet t’ju zgjedhin juve për të kryer detyrën.

Lexoni: Netflix, një platformë jo vetëm për filma dhe seriale

Personi i zgjedhur do të marrë:

  • 1.000 dollarë (afërsisht 20 mijë pesos meksikane).
  • Koleksionin e plotë të programit për të filluar.
  • Abonim në Netflix për një vit.
  • Një mesazh me video vetëm për ju nga James Pickens Jr. (i njohur si Dr. Richard Webber) duke ju uruar për arritjen.
  • Një aftësi unike për ta shtuar në CV-në tuaj! Ose që ju të shtoni atë që është “talenti juaj më i padobishëm”.

Sa kohë do të kalonit duke parë serialin?

Sipas faqes së kompanisë, seriali ka 369 episode të 17 sezoneve, secili episod zgjat 41 – 44 minuta, duke marrë parasysh që koha maksimale do të ishte rreth 16,236 minuta, 270 orë dhe 11 ditë, pa u ndalur.

/newsbreak

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0