Mbyllet Tokio 2020. Kosova ndër vendet e treta për medaljet në raport me numrin e popullsisë - Business Magazine Albania

Mbyllet Tokio 2020. Kosova ndër vendet e treta për medaljet në raport me numrin e popullsisë

Mbyllet Tokio 2020

Ceremonia e mbylljes ishte një gërshetim i jashtëzakonshëm i tradicionales dhe modernes me të cilën mburret Japonia. Në fillim u fut në stadium flamuri japonez dhe vijoi me ceremoni të shumta të përgatitura me shumë kujdes.

Flamujt e shteteve pjesëmarrëse u futën në stadium nga sportistët më të dalluar dhe të përzgjedhur nga federatat.

Për shkak të pandemisë, në stadium nuk ishin të gjithë sportistët që garuan. Ata detyroheshin që 48 orë pas përfundimit të garave të tyre të largohen nga vendi. Ekipi amerikan rezultoi të jetë më i suksesshmi për nga numri i medaljeve që mori në Tokio, duke u pozicionuar kështu para Kinës. Ajo çfarë vihet re është se medaljet në raport me popullsinë, e bënjnë kosovën ndër tre vendet e para më të suksesshme në këto lojëra, krahas Xhamajkës dhe Bahamas.

Në vitin 2024 sportistët nga mbarë bota i pret Parisi, ku do të mbahen lojërat e ardhshme.  Flamuri olimpik në fund iu dorëzua përfaqësuesve të Parisit, ku shpresohet të kemi lojëra me prezencën e publikut.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0