Si një rrjet lajmesh të rreme po ndihmon propagandën pro-Kineze - Business Magazine Albania

Si një rrjet lajmesh të rreme po ndihmon propagandën pro-Kineze

Sipas një studimi të ri, një rrjet me më shumë se 350 profile të rreme të mediave sociale po promovon propagandën pro-Kinës dhe po përpiqet të diskreditojë ata që shihen si kundërshtarë të qeverisë kineze.

Qëllimi është të delegjitimohet Perëndimi dhe të rritet ndikimi dhe imazhi i Kinës jashtë vendit, citohet në raportin e Qendrës të Informacionit (CIR). Sipas studimit, rrjeti i profileve të rreme përfshinte, ndër të tjera, manjatin kinez të internuar Guo Wengui, një kritik i hapur i Kinës.

Karikatura përfshinte shkencëtarin  Li-Meng Yan dhe Steve Bannon, ish-strateg politik për Donald Trump. Secili nga këta individë është akuzuar për përhapjen e keq informacioneve,  përfshirë informacione të rreme për Covid-19.

Disa nga profilet  e shpërndara në Twitter, Facebook, Instagram dhe YouTube -përdornin foto të rreme të krijuara nga Inteligjenca Artificiale. Nuk ka dëshmi konkrete se rrjeti është i lidhur me qeverinë kineze, por sipas CIR, një grup jofitimprurës i cili punon për të kundërshtuar dezinformimin, është i ngjashëm me rrjetet pro-kineze që janë fshirë më parë nga Twitter dhe Facebook.

Karikaturat e ndara kërkojnë të përqeshin (majtas-djathtas) Bannon, Li-Meng Yan dhe Guo Wengui

Këto rrjete përforcuan narrativët pro-Kinës të ngjashme me ato të promovuar nga përfaqësuesit shtetërorë kinezë dhe mediat shtetërore. Pjesa më e madhe fokusohet në SHBA, dhe në veçanti në çështje përçarëse si ligjet e armëve dhe raca.

Në një prej profileve, ata e përshkruajnë SHBA -në se si një shtet i cili nuk respekton të drejtat e njeriut.  Postimet nga llogaritë e rreme citojnë vrasjen e George Floyd, si dhe diskriminimin kundër aziatikëve. Disa prej tyre mohojnë vazhdimisht abuzimet e të drejtave të njeriut në rajonin e Xinjiang, ku ekspertët thonë se Kina ka internuar të paktën një milion myslimanë kundër vullnetit të tyre, duke i cilësuar akuzat “gënjeshtra të Shteteve të Bashkuara dhe të Perëndimit”.

“Qëllimi i rrjetit është delegjitimimi i Perëndimit duke përforcuar narrativat pro-kineze,” tha Benjamin Strick, autori i raportit të CIR. Ekzistojnë ngjashmëri të forta midis këtij rrjeti dhe të ashtuquajturit rrjet propagandistik .

Duke folur rreth studimit të ri, Ira Hubert, një analiste tha: “Raporti tregon se në platformat amerikane, nuk kishte “muaj mjalti ” gjatë muajve të parë të administratës së Biden. Ata e përshkruan SHBA-në si një aleat të varfër, ndihma e të cilës ndaj  Indisë ishte e papërshtatshme gjatë periudhës në të cilën vendi po luftonte me Covid.

Si u zbulua rrjeti?

Hashtags e përdorura nga CIR, të favorizuar nga rrjetet e identifikuara më parë, arritën të zbulonin më shumë profile të rreme që tregonin se ishin pjesë e një operacioni të keqinformimeve. Këto  përfshinin nivele të larta të aktivitetit që promovojnë narrativët propagandistike dhe përdorimin e përsëritur të të njëjtëve hashtags.

Disa profile u krijuan për të postuar përmbajtje origjinale, ndërsa të tjerët vetëm u shpërndanë, morën klikime dhe komente, për t’i ndihmuar ata të arrijnë një audiencë më të gjerë. Ky lloj aktiviteti shpesh quhet “astroturfing” sepse është krijuar për të dhënë pamjen e një fushate të gjerë dezinformimi.

Kjo llogari është pezulluar nga Twitter për shkeljen e rregullave të saj

Njerëz me profile të rremë

Shumë nga profilet e rreme përdorën fotografi të krijuara nga Inteligjenca Artificiale – një fenomen relativisht i ri që lejon kompjuterët të krijojnë imazhe reale të njerëzve që nuk ekzistojnë. Ndryshe nga fotot e marra nga profile të vjedhura, imazhet e krijuara nga AI, të krijuara nga StyleGAN, nuk mund të gjurmohen.

Përdorimi i fotove të rreme në fushatat e dezinformimit po bëhet më i zakonshëm pasi përdoruesit dhe platformat  po bëhen gjithnjë e më të kujdesshëm ndaj llogarive të dyshimta.  CIR përdori teknika të ndryshme për të identifikuar fotot e profileve të rremë.

Shumë nga llogaritë në Facebook që besohet se janë pjesë e rrjetit duket se kanë emra turq. Këto llogari dikur mund t’i përkisnin njerëzve të vërtetë, por më vonë  u shitën duke u përdorur si profile të rreme. Llogaritë e vjedhura gjithashtu u përhapën narrativët pro-kineze të rrjetit në YouTube. Llogaritë që ishin postuar më parë në anglisht ose gjermanisht, dhe që nuk ishin aktivizuar prej vitesh papritmas filluan të postojnë përmbajtje në gjuhën kineze nga transmetuesit zyrtarë shtetërorë kinezë.

Rrjeti përdor imazhe të njerëzve që nuk ekzistojnë

CIR ndau të dhënat e tij me platformat e mediave sociale të përfshira. Një zëdhënës i Facebook tha: “Në Shtator 2019, ne fshimë një rrjet të aktiviteteve të padëshiruara që postonin stilin e jetesës dhe çështje politike, kryesisht në gjuhën kineze.

Twitter dhe Youtube  kanë fshirë pothuajse të gjitha llogaritë e identifikuara nga CIR, ndërkohë që hetimet ende po vazhdojnë. Gjatë dekadës së fundit, miliarda dollarë janë shpenzuar për të financuar fuqizimin e Kinës në platformat ndërkombëtare. Por me Facebook, Twitter dhe YouTube të bllokuara në kontinent, dhe të arritshme vetëm përmes një VPN, vendi ka luftuar që platformat e tilla të shihen si konkurrente  për perëndimorët. Atij i nevojiteshin jo vetëm zëra kinezë, por zëra të huaj, për të treguar se vendi “do të vazhdojë të luftojë”.

Kina dëshiron ta portretizojë veten si një mik ndaj botës – dhe jo një shtet represiv, autoritar, siç e kanë cilësuar  kombet perëndimore. Me më shumë se një miliard përdorues të internetit, Kina sigurisht ka aftësinë për të organizuar fushata në shkallë të gjerë të mediave sociale dhe të synojë vendet kundër Kinës.

Por me aftësitë e gjuhës angleze të kufizuara në Kinë, ka shumë pak shenja që tregojnë se kinezët qëndrojnë pas këtyre llogarive.  Shumë mbështeten në softuerin e përkthimit automatik për t’i kthyer mesazhet kineze në anglisht, që do të thotë se mesazhe të tilla kanë shumë gabime.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0