Apple do të kërkojë në iPhone imazhe të abuzimit seksual të fëmijëve - Business Magazine Albania

Apple do të kërkojë në iPhone imazhe të abuzimit seksual të fëmijëve

Apple

Kompania amerikane, Apple, ka informuar rreth një sistemi për gjetjen e  materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve në pajisjet e konsumatorëve në Shtetet e Bashkuara.

Para se një fotografi të ruhet në galeri të telefonit, teknologjia do të kërkojë nëse ka material të abuzimit.

Apple thekson se nëse identifikohet diçka e tillë, përdoruesi i telefonit do të raportojë tek zyrtarët e zbatimit të ligjit.

Megjithatë, ka shqetësime për privatësin dhe nëse kjo teknologji mund të zgjerohet për kërkime në telefon për përmbajtje të ndaluar.

Ekspertët shqetësohen se teknologjia mund të përdoret nga qeveritë autoritare për të spiunuar qytetarët.

Lexo: 3 mënyra se si bizneset po i përgjigjen variantit Delta

Apple ka thënë se versionet e reja të iOS dhe iPadOS – që do të publikohen këtë vit – do të kenë aplikacione të reja të kriptografisë, për të ndihmuar që të mos përhapen materialet abuzuese online.

Sistemi funksionon duke krahasuar fotografitë me një databazë të njohur për imazhe të abuzimit seksual, të përpiluar nga Qendra Kombëtare për Fëmijë të Zhdukur dhe të Shfrytëzuar si dhe organizata tjera të fëmijëve.

Apple ka thënë se kjo teknologji do të mund të identifikojë edhe versione të modifikuara të imazheve originalë.

The Guardian

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0