Xhevit Hysenaj, ndërton dhe patenton sistemin e distilimit me ngrohje nga mbetjet e bimëve mjekësore - Business Magazine Albania

Xhevit Hysenaj, ndërton dhe patenton sistemin e distilimit me ngrohje nga mbetjet e bimëve mjekësore

Xhevit Hysenaj

Një prej kompanive më të mëdha të grumbullimit dhe përpunimit të bimëve mjekësore në vend, ka arritur të mbyllë plotësisht ciklin e distilimit dhe krijimit të esencave vajore duke përdorur sistem ngrohje me mbetjet e bimëve mjekësore. Xhevit Hysenaj, sipërmarrës i AlbKalustyan tregon për Businessmag zhvillimet e fundit në sipërmarrjen e tij dhe në fushën e bimëve mjekësore.

Kur keni nisur me distilimin në fabrikën tuaj dhe cilat bimë mjekësore bëhen esenca vajore?

Në vitin 1995 është filluar me një distilator të vogël, më pas në vitet në vijim dhe deri më sot nuk kemi ndaluar se rrituri kapacitetin e prodhimit dhe modernizuar linjën e prodhimit. Bimët janë: Sherebela, Dellinjat, Lavandula, Dafina, Mersina, Rigoni, Timusi, Trumza, Helikrisium, etj.

Sa është prodhimi i esencave vajore ndaj totalit të aktivitetit tuaj dhe eksporteve?

Prodhimi i esencave, të pakten për vitet e fundit është llogaritur rreth 30 Ton në vit. Kompania jonë mbulon rreth 70% te tregut të esencave vajore.

Ju po zhvilloni një teknike të re, duke futur në djegie edhe mbetjet e bimëve. A mund të na flisni për këtë linjë që keni arritur ta regjistroni si në emrin tuaj?

Kjo linjë është pjesë e qëllimeve tona drejt qëndrueshmërisë. Kemi menduar që menaxhimin e mbetjeve të bimëve ta orientojme drejt efikasitetit për të prodhuar një energji të pastër dhe të qëndrueshme. Mbetjet e indeve bimore prej procesit teknologjik të marrjes së bimës për eksport, i përdorim për distilim për të marrë edhe një përqindje të konsiderueshme të esencës. Më pas, këto mbetje i djegim në kaldajën e prodhimit të avullit, e cila prodhon energjinë e sistemit të distilimit.

Sa i ka ulur kostot e prodhimit kjo teknike? A mendoni se mund të praktikohet nga kompani të tjera? Nëse ka interes, a do ta shisnit këtë patente?

Ulja e kostos së kësaj teknike ka konsistuar në eleminimin e shpenzimeve për blerjen e lëndëve djegëse. Ndonëse interesi tregtar është i konsiderueshëm, shitja e kësaj patente nuk ka interes tregtar për në.

Në tërësi, si po ecën tregtia e bimëve mjekësore? Cilat janë sfidat? Si po ndikon pandemia?

Tregtia e bimëve aromatike ecën mirë dhe me hapa konstant. Lidhur me efektet e pandemisë ato janë vënë re vetëm tek rritja e çmimeve të transportit, siç po quhet ndryshe sfida globale e transportit. Kjo ka sjellë ndikime edhe në industrinë e bimëve, ashtu si në çdo industri ushqimore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0