Kombet prodhuese të naftës kanë rënë dakord të rrisin prodhimin e tyre, me qëllim uljen e çmimeve dhe lehtësimin e presionit mbi ekonominë botërore.
“Opec+” dhe partnerët e tij si Rusia do të rrisin furnizimin nga Gushti pasi çmimet u rritën në nivelet më të larta gjatë pandemisë. Masa do të ketë një ndikim në çmimet e benzinës të cilat gjithashtu janë rritur. Çmimi i naftës bruto Brent është rritur 43% këtë vit në gati 74 dollarë për fuçi. Vitin e kaluar, Opec dhe partnerët e tij ulën prodhimin me një rekord prej 10 milionë fuçi në ditë mes një rënie të kërkesës të shkaktuar nga pandemia dhe çmimeve në kolaps. Sidoqoftë, këtë vit çmimi i naftës është rritur pasi ekonomitë janë rihapur, duke kontribuar në rritjen e inflacionit në disa vende.
Abu Dhabi kishte bllokuar një propozim nga Riadi dhe Moska për të zgjatur uljen e prodhimit deri në 2022 pasi ata refuzuan kërkesën e saj për të prodhuar më shumë naftë. Mosmarrëveshja midis aleatëve të ngushtë kishte ngritur frikën për stabilitetin e kartelit “Opec+”, i cili kontrollon më shumë se 50% të furnizimeve të naftës në botë.
Sipas marrëveshjes së re, “Opec” dhe partnerët kanë rënë dakord të rrisin furnizimin me dy milionë fuçi të tjera në ditë nga Gushti deri në Dhjetor 2021 për të ndihmuar në stabilizimin e tregut.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.