A do të na lidhë metaverse? Apo thjesht na kujton sa larg qëndrojmë? - Business Magazine Albania

A do të na lidhë metaverse? Apo thjesht na kujton sa larg qëndrojmë?

Kjo fjali mund të tingëllojë si fillimi i një filmi fantastiko-shkencor, një ngatërresë fjalësh e zhurmshme e përshtatshme vetëm për trillimet shkencore.

E megjithatë në Silicon Valley është shumë reale: Po planifikohet një e ardhme në të cilën dixhitalja dhe fizikja ndërthuren pazgjidhshmërisht në një realitet virtual gjithëpërfshirës që na lejon të gjithëve të ekzistojmë së bashku, kurdo dhe kudo. Kjo është Metaverse! (Është një version tjetër i internetit, si një hapësirë virtuale paralele me realitetin fizik, ku një bashkësi njerëzish mund të ndërveprojnë në formën e avatarëve.)

Shumë njerëz nuk do e kuptojnë ndoshta por është pikërisht ajo që na tregon se nga po vijmë dhe ku do të shkojmë. Koncepti i metaverse u krijua para se shumica e njerëzve të kishin dërguar ndonjëherë një email: Shkrimtari Neal Stephenson shpiku termin në romanin e tij të vitit 1992 “Snow Crash”, shkrirje e realitetit fizik dhe virtual në një hapësirë të përbashkët online.

Gjithsesi, kjo metaverse e ardhshme nuk është vetëm një “botë virtuale” ose një realitet virtual, apo dhe hapësirë e absolutisht nuk është vetëm një lojë. Metaverse është më shumë se kaq, sepse do të përfshijë parqe dhe hapësira të pafundme dhe sepse të gjitha ato do të integrohen në një përvojë kohezive që nuk i shërben vetëm një qëllimi të vetëm ose nevojës njerëzore.

Shumë njerëz që janë rritur pa internet e shohin atë, në thelb, si një mjet: diçka që mundëson përvoja duke i ndihmuar ata, të themi, të planifikojnë një piknik ose të rezervojnë një biletë për një shfaqje të Bruce Springsteen ose të blejnë një blender. Ata nuk e shikojnë atë si një vend që ofron përvoja në vetvete. Edhe faqet e mediave sociale, për këta njerëz, ekzistojnë thjesht për të ofruar një pasqyrë në jetën offline të atyre për të cilët kujdesen çdo ditë.

Shumë njerëz që janë rritur me internet e shohin atë si një vend që ofron përvoja. Megjithatë, ata gjithashtu e shohin atë si një vend larg fushës offline, një shtesë e asaj që ndodh kur mbyllim laptopët ose vendosim telefonat inteligjentë në tavolinë. Gjithnjë e më shumë njerëz, u rritën jo vetëm me internetin, por edhe në internet. Ndonjëherë ata ndërveprojnë me njerëzit që njohin IRL (in real life) në të njëjtën mënyrë si bashkëveprojnë me njerëzit që nuk e dinë dhe flasin me njerëzit që e njohin IRL aq shumë në internet sa bëjnë jashtë saj. Ata janë në botën dixhitale në një moment, në atë fizik në tjetrin dhe në të dy në të njëjtën kohë. Interneti nuk mund të ndahet nga jeta reale. Interneti është jeta reale.

Pra metaverse do na bëjë të kapërcejmë hapësira mes të cilave ne tashmë jemi duke lëvizur vazhdimisht dhe do i bëjë ato të ngjajnë edhe më shumë. E gjithë kjo është më shumë mundësi sesa probabilitet në këtë pikë megjithatë ata që kanë më shumë ndikim mbi të nesërmen tonë teknologjike janë shumë të përkushtuar ndaj një ideje krejtësisht të pakuptueshme për banorët e një të kaluare analoge.

Mark Zuckerberg tha javën e kaluar se është duke u përpjekur për të krijuar një ekip që do të sjellin një sërë produktesh për të punuar në metaverse, një botë dixhitale ku njerëzit mund të lëvizin midis pajisjeve të ndryshme dhe të komunikojnë në një mjedis virtual.

Gjithashtu ekziston mundësia që Fortnite, video-loja që tashmë është një fenomen global dhe ka shndërruar të famshmit në lojtarë dhe lojtarët në të famshëm. Realiteti Metaverse është ende vite, ndoshta dekada, larg. Por CEO i Fortnite, Tim Sweeney është përpjekur publikisht për krijimin e tij dhe ai nuk është i vetëm në dëshirën e tij për të nxitur për Metaverse, ku bota online bën jehonë dhe plotëson nevojat dhe aktivitetet e botës reale. Ndërtimi i hapësirës virtuale të internetit është qëllimi makro i shumë njerëzve në Silicon Valley të cilët janë të fiksuar pas librit të Stephenson.

Fortnite mund të jetë loja e parë që do të bëhet pjesë e metaverse duke parë dhe dëshirën e Sweeney tashmë prej vitesh.Ata që jetojnë jetën në internet tashmë mund të pyesin se cili është ndryshimi.

 The Washington Post

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0