Pjoter Dicek: “Pse Shqipërinë nuk e duan Europianët në BE?!” - Business Magazine Albania

Pjoter Dicek: “Pse Shqipërinë nuk e duan Europianët në BE?!”

Europianët

Një arkeolog polak me emrin Pjoter Dicek një nga më të mirët e Europës thotë: Në studimet e shumë Albanologëve Europianë e Amerikanë del se Gjuha Shqipe është ndër më të vjetrat në botë dhe më e vjetra e Europës, (një gjë e tillë nuk mund të pranohet kurrë).

Populli shqiptar është diku tek 20 milionë banorë në gjithë botën, dhe kjo nuk mund të pranohet kurrë nga BE. Në qoftë se Shqipëria hyn në BE ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim mbi 50 miliardë euro nga të gjitha shtetet që e kanë dëmtuar dhe këtë SHBA e di, gjithashtu dhe motivi që e futi në NATO. Në qoftë se Shqipëria hyn në BE shumë shtete jo vetëm duhet të ndërrojnë historinë, por do fillojnë të copëtohen.

Lexoni: Plani i ri i BE për ndryshimet klimatike. Çfarë nënkupton kjo për Europën?

Shqipëria është një komb me popullsi në mbi 5 vende të rajonit dhe detyrimisht harta demografike do të ndryshohet, kjo rrezikon vetë shpërbërjen e BE. Duke patur popullsinë në moshë më të re në Europë 35-42 vjeç dhe krahun e punës së lirë në një kohë 20 vjet gati 50% e gjithë industrisë Europiane transferohet në Shqipëri duke rezikuar vetë punën dhe si rrjedhojë do të ketë tensione në BE.

Kush është Pjoter Dicek?

Është një nga arkeologët më të mirë në Europë ku ka mbaruar arkeologjinë në Varshavë, specializim në Rusi, masterin në Hamburg dhe pjesëmarrës në gërmimet e Bosnjës ku dolën piramidat Ilire.

/plus7news

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0