Digjitalizimi i tokave, përfundon projekti pilot në Përmet. Ekonomi: Informacioni në dobi të fermerit - Business Magazine Albania

Digjitalizimi i tokave, përfundon projekti pilot në Përmet. Ekonomi: Informacioni në dobi të fermerit

Digjitalizimi i tokave

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvilllimit Rural Milva Ekonomi mori pjesë në takimin e organizuar në Përmet në kuadër të përfundimit të projektit “Menaxhimi efektiv i burimeve natyrore mbështetëse të ekonomisë së gjelbër për një zhvillim të qëndrueshëm në Shqipëri”. Në aktivitetin e organizuar nga FAO ishin të pranishëm dhe Kordinatorja e Përhershme për Shqipërinë, Fiona McCluney dhe Përfaqësuesi i FAO për Shqipërinë Arben Kipi.

Në fjalën e saj ministrja Ekonomi falenderoi qeverinë norvegjeze që përmes FAO dhe UN mbështeti projektin për hartën digjitale të tokës. Sipas saj, “duhet të shikojmë që çdo burim informacioni që kemi në lidhje me bujqësinë ta adresojmë për nevoja bazë që i shërbejnë gjithë komunitetit.

Ministrja Ekonomi tha se nevoja për informacion që fermerët kërkojnë pranë Qendrave të Transferimit të Teknologjisë Bujqësore është rritur.

“Është gjetur Përmeti që mund të bëjmë një projekt pilot mbi këtë ide, dhe ndërkohë që ky sistem informacioni bën të mundur që dhe një nga seksionet tona të varësisë që është Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Fushë Krujë, ta ketë atë si një proces për të rritur kapacitetin e saj shkencor, por dhe për të qenë më pranë atyre që duan të bëjnë politika të orientuara bujqësore dhe për t’i ardhur në ndihmë fermerëve”, u shpreh ministrja Ekonomi.

Ekonomi kërkoi nga koordinatorët e projektit, që për hartën dixhitale të tokës të nxisin kryejen sa më të shpejtë të saj në të gjithë vendin.

Koordinatorja e Përhershme për Shqipërinë, Fiona McCluney , tha se “Përmes Programit të Përbashkët të KB, kemi synuar të arrijmë Ekonominë e Gjelbër gjithëpërfshirëse për një zhvillim të qëndrueshëm në Shqipëri duke u përqëndruar në mjedisin, ndryshimin e klimës dhe reduktuar rrezikun ndaj katastrofave”.

FAO ka mbështetur qasje të reja për menaxhimin e burimeve natyrore në Luginën e Vjosës me një fokus specifik në përdorimin e qëndrueshëm të tokës, përmirësimin e pjellorisë së tokës dhe ndaluar ndotjet dhe degradimin e tokës.

Lexoni: Mikrofinanca drejt digjitalizimit. Mbi 60% e të anketuarve drejt zgjidhjeve të reja të teknologjisë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0