BBC: Bimët shqiptare që na mbajnë të rinj - Business Magazine Albania

BBC: Bimët shqiptare që na mbajnë të rinj

Ndërsa bimët e mbledhura shqiptare kërkohen kudo në botë, industria ofron mundësi të mëdha ekonomike dhe pavarësi për gratë si Donika Musaj. Ishte vonë ndërkohë unë po vendosja kremin kundër diellit, ndërsa minibusi u nis. Po largohesha nga qyteti shqiptar i Kukësit sepse do të bëja dy orë udhëtim në vende malore. Autobusi ynë ishte i mbushur me njerëz dhe tufat e tyre të bimëve që i mblidhnin. Pasagjerët kishin lëkurë të pastër dhe strukturë të shkëlqyeshme të kockave që jam mësuar të shoh te burrat dhe gratë e rajoneve malore të veriut të Shqipërisë, por bagazhet e tyre më befasuan.

Ekziston një thënie e tmerrshme nga Kanuni i rregullave tradicionale të Shqipërisë që përcakton jetën komunale se “gruaja është një thes për t’u përdorur mirë”. Por këtu, gratë me shamitë e tyre të buta dhe gërshetat e gjata të zeza ishin ato që i përdornin mirë thasët. Pranë meje, një grua kishte një qese të madhe me bukë të bardhë. Përpara saj ishte gruaja që dëgjova duke debatuar me shoferin paraprakisht për vendosjen e një çarçafi të madh me bimë. Për fatin e mirë të kureshtjes time, një grua e cila më vonë u prezantua thjesht si “gruaja e Naimit”, në një tregues të pikëpamjeve tradicionale të zonës ndaj grave ishte e etur t’i tregonte të gjithë minibusit për atë që kishte mbledhur.

“Pa kërcell, thanë ata! Vitin e kaluar nuk kishte kërcell, po tani është ndryshe. Ato që do mbeten ja hedhim deleve,” thanë.

Ajo po fliste për fliste për aguliçen, një nga shumë bimët medicinale që mblidhen në Shqipëri. Qesja e saj u mohua sepse ajo kishte zgjedhur kërcellin në vend të luleve, me sa duket një rregull i ri, i paparashikuar në tregun ku ajo kishte ardhur për të shitur lulet e saj.

“Pra, a dilni për të mbledhur lule?” pyeta unë. I gjithë minibusi m’u përgjigj: “po!”

Pasi interesi im ishte i qartë, udhëtimi u bë një leksion i ilustruar. Për shembull, për aguliçen gruaja e Naimit më vendosi disa lule të verdha të thara në dorën time dhe më tha shiko si mblidhen lulet me dore.

Një tjetër para meje tregoi me gisht nga dritarja duke thënë “lule, lule. Një euro për kilogram” Të gjitha lulet që këta koleksionistë gjetën përfundimisht u larguan nga malet dhe zbritën në Kukës për t’u shitur për eksport. Duke ecur i pyeta bashkudhëtaret e mi se si i zgjedhin lulet dhe ku i mbledhin. Mbase duhet ta kisha menduar përgjigjen, pasi destinacioni i mikrobusit tonë ishte një fshat i quajtur Çajë. Kjo zonë është tipike për pjesën më të madhe të Shqipërisë, e cila është 77% malore dhe përfiton nga një klimë dhe tokë mesdhetare që kishte pak ndotje kimike gjatë viteve të vështira komuniste që përfunduan në fillim të viteve ’90. Të gjithë këta faktorë i bëjnë bimët e mbledhura të egra shqiptare të kërkuara ndërkombëtarisht. Industria ofron mundësi të mëdha ekonomike për gratë që ishin në autobusin tim, megjithëse të korrat e tyre duhet të përmbushin standardet ndërkombëtare si p.sh. të mos kenë shumë material të papërdorshëm, si kërcelli. Kur mbërrita në shtëpinë e miqve të familjes Donika Musaj, Bujtina Musaj, shpresoja se mund të më prisnin me “çaj mali”, një pije qetësuese, e verdhë si drita e llambës, që është bërë nga bima e hekurit, Sideritis syriaca. Në vend të kësaj, më shërbyen një çaj më të errët, të bërë nga boronicat e thata.

“Ne kemi mbledhur 100 kilogramë boronicë vitin e kaluar,” tha Musaj ndërsa konsumoja pijen e cila kisht një përqëndrim të lartë të antioksidantëve.

Kjo familje dhe ato në minibus, ishin vetëm disa nga më shumë se 100,000 familje shqiptare të përfshira në kultivimin ose korrjen e bimëve medicinale dhe aromatike. Në të gjithë vendin, një në çdo shtatë shtëpi janë të lidhura me këtë sektor, i cili gjeneron deri në 28 milion dollarë në eksporte.

“Ejani të shihni”, tha Musaj dhe më çoi lart për të më treguar bimët e saj. Ballkoni i sipërm i shtëpisë ishte bërë si një qilim verdhë nga aguliçet e hedhura për t’u tharë. Ishte sikur ajo të kishte sjellë një livadh në shtëpinë e saj. Kam kontrolluar me padurim për kërcell, por Musaj dinte të vilte vetëm lulet. Dhe më pas ata do të shkonin nga Kukësi, për të shitur mallin e tyre në kompanitë brenda dhe jashtë vendit.

Mendova për kremin që vura këtë mëngjes dhe pyeta veten se sa orë është dashur për ta bërë.

“Ne dalim nga ora 8:00 e mëngjesit deri në ora 18:00 “, më tha Musaj. Unë mund të shihja gra të përkulura në kodrat, të cilat mbanin thika të lakuara dhe kishin vendosur rreth belit thasë për të mbledhur lulet e tyre.

“Kjo është ajo që ne bëjmë nga maji deri në shtator. Nga tetori bie borë dhe nuk ka lule. Prioriteti ynë atëherë janë kafshët.”

Burri i Musajt, Xheladin, tha: “Ne duam të jetojmë këtu. Unë e dua ajrin e pastër. Nuk dua të shes në dyqan. Nuk më pëlqen Coca-Cola. Kam versionin tim organik dhallin”. Darka ishte me produktet që mbante shtëpia si: byrek me lëpjetë, djathë të bërë vetë, sallatë domate të kultivuar vetë dhe speca të pjekur.

“Edhe lëkura e deleve mbi të cilën jeni ulur, është nga delet tona”, bëri me shenjë Musaj drejt jastëkëve të rehatshëm ku isha mbështetur. “Dhe buka. Furra më e afërt është dy orë larg. Pra, edhe buka është bërë në shtëpi,” tha ajo.

Misteri i çantave të trasha në autobus u zgjidh. Ato bukë të thjeshta ishin për t’i ushqyer gjatë gjithë ditës kur ishin jashtë shtëpie. Pasi të kishim ngrënë, unë dola në mbrëmje me djalin e Musajt, Ardian. Muzgu po binte dhe, përmes errësirës, një skenë antike u materializua. Një varg kuajsh të lodhur, të mbushur me thasë najloni të lidhur rreth tyre që drejtoheshin nga burra po aq të lodhur vinin nga kullotat në fshat. Ardiani shpjegoi atë që po shihja.

Gratë koleksioniste nuk shkojnë aq larg sa burrat. Por megjithëse diapazoni i tyre gjeografik mund të jetë më i kufizuar, pavarësia që ekonomia e bimëve medicinale dhe aromatike u ofron grave si Musaj pavarësisht faktorëve të tjerë që i shtyjnë ato në role më tradicionale është shumë e qartë.

Anila Aliaj nga OJQ, Lidhja e vlerave natyrore me njerëzit (CNVP), e cila ka një projekt për zhvillimin e këtij sektori me financimin e Ambasadës Suedeze dhe aktualisht punon me më shumë se 1,000 fermerë, shpjegoi më shumë rreth asaj që bëjnë të mundur thasët dhe mënyra e mbledhjes. “Ky sektor u jep mundësi grave të kenë të ardhura dhe të bëhen të pavarura ekonomikisht nga burrat e tyre. Por gratë nuk duhet të jenë vetëm punëtore që mbledhin bimët, por edhe vendimmarrëse në tregtimin e produktit,” tha ajo. Shumica e fermerëve me të cilët punon projekti i saj janë gra.

Aishe Ivani, infermierja e fshatit Çajë, tregon se si bimët medicinale ndihmojnë komunitetin e saj me pavarësi. Ajo gjithashtu shkon jashtë duke mbledhur bimë në kohën e saj të lirë dhe thotë se me hyrjen në “natyrën që Zoti na ka bekuar, ne jemi mjekët tanë”. Në moshën 53 vjeç, ajo është një grua tjetër, lëkurën e së cilës e admiroj dhe e pyeta nëse mendonte se aguliçe kishin lidhje me shkëlqimin e fytyrës së saj. Sidoqoftë, dukej se ajo kishte një besim më të madh në të ushqyerit sesa kremi ku unë kisha shpresa për të trajtuar rrudhat.

“Është ushqimi organik ai që më mban të ri”.

Për si ne që e kanë më të lehtë të mbajnë bukurinë e fytyrës në raftin e dhomës se sa në atë të kuzhinës, bimët malore të Shqipërisë ofrojnë një shpresë tjetër. Vaji i të ashtuquajturës “lule e përjetshme” e helikriumit është një tjetër përbërës në “rivendosjen” e serumeve të natës dhe “rigjenerimin” e produkteve të fytyrës. Ashtu si aguliçet kjo është një tjetër bimë që rritet në këtë ajër të pastër malor dhe përdoret nga kompanitë e kozmetikës nëpër botë për vetitë e saj për të ruajtur shkëlqimin e lëkurës.

Ndërsa po dilja edhe më në veri të Shqipërisë, buzë rrugës gjeta një grup tjetër grash me çehre të bukura duke tërhequr gjethet. Ata thanë se kishin udhëtuar këtu nga një fshat aty afër i quajtur Gruemirë emri përkthehet si “Grua e Mirë”. Ata ishin duke punuar në helikrium dhe unë pyeta nëse mund t’i bëja një fotografi.

“Po, por të lutem më nxirr bukur”, thirri me buzëqeshje njëri prej tyre. Duke menduar për vajrat dhe petalet e çmuara që ato ofrojnë në një linjë të drejtpërdrejtë për kompanitë tona kozmetike; ka më shumë kuptim për mua – për të gjithë ne – të kërkoj këtë prej tyre.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0