3 shtete i shtohen listës që u lejojnë hyrjen udhëtarëve shqiptarë. TIA informon mbi detajet e udhëtimit - Business Magazine Albania

3 shtete i shtohen listës që u lejojnë hyrjen udhëtarëve shqiptarë. TIA informon mbi detajet e udhëtimit

udhëtarëve shqiptarë

Tirana International Airport ka njoftuar në faqen zyrtare se Franca, Danimarka dhe Zvicra lejojnë hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike.

Franca

Franca, nga data 25 Qershor 2021, ka zbutur kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike në këtë vend. Edhe te pavaksinuarit mund të udhëtojnë, mjaft të kenë një PCR të 72 orëve të fundit ose test antigen.

Franca e kaloi Shqipërinë në listën jeshile të vendeve me rrezik shumë të ulët infektimi.

Ju rikujtojmë se tamponi PCR mund të kryhet në aeroport apo edhe në çdo institucion tjetër të liçensuar mjekësor. Antigeni, nuk kryhet në aeroport, por e gjeni në institucione mjekësore të liçensuara.

Gjithashtu kush është i vaksinuar me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, është i lirë të hyjë në Francë. Vaksinat e tjera, ende nuk njihen.

Prova e vaksinimit është e vlefshme nëse lejon të vërtetohet përfundimi i një kohe të plotë të vaksinimit, përkatësisht:

  • 2 javë pas injeksionit të 2-të për vaksinat me injeksion të dyfishtë (Pfizer, Moderna, AstraZeneca);
  • 4 javë pas injeksionit për vaksinat me një injeksion të vetëm (Johnson & Johnson);
  • 2 javë pas injeksionit për vaksina te njerëzit me histori të Covid-19 (kërkohet vetëm 1 injeksion).

Danimarka

Gjithashtu edhe Danimarka, nga data 25 Qershor 2021, ka hequr kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike.

Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë, mjafton të kenë një PCR të 72 orëve të fundit, test antigen ose certifikatën e vaksinës së aprovuar nga EMA.

Vaksinar e miratuara nga EMA për hyrjen në Danimarkë, janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Nuk duhet test për:
1) Për pasagjerët nën moshën 15 vjeç
2) Pasagjerët që vërtetojnë rezultatin pozitiv të testit Covid-19 mes periudhës 14 ditë dhe 8 muaj nga dita e udhëtimit

Zvicra

Në listën e vendeve ku janë hequr të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë është edhe Zvicra.

Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.

Vendet që nuk kërkojnë test apo vaksinë për pasaportat shqiptare deri tani janë: Austria, Hollanda, Belgjika dhe Zvicra

Lexoni: Hollanda heq të gjitha kufizimet për pasagjerët shqiptarë. Ja cilat janë kriteret

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0