Me 1 korrik 2021 fiskalizimi nis fazën e dytë për transaksionet biznes-biznes, por paqartësitë mbi procesin e kontestuar që në nisje mbeten ende shumë të mëdha.
Së fundmi, qeveria ka propozuar një akt normativ për ngrirjen e gjobave për fiskalizimin deri më 31 dhjetor 2021, një kërkesë kjo e bërë nga shoqatat e biznesit.
Lexoni: Administrata Tatimore – Tatimpaguesit të aplikojnë për Certifikatën Elektronike për Fiskalizimin
Për ekspertin Bujar Bendo heqja e penaliteteve tregon se nisma ka dështuar dhe do të rrisë më tej evazionin. Ai propozon shtyrje për zbatimin e fazës së dytë.
Sipas tij, tatimet duhet t’iu japin kohë bizneseve dhe faza e parë e procesit për bizneset që kanë marrëdhënie me shtetin duhet të zgjasë 3 vjet, njësoj si në vendet ku është implementuar.
Megjithëse administrata tatimore është e vendosur të mos tërhiqet nga fiskalizimi dhe faza e dytë për 51 mijë biznese nis vetëm pas një jave, vetëm 23% e tyre kanë aplikuar për të marrë certifikatën elektronike pranë e-Albania, që është vetëm hapi i parë i procesit.
Me implementimin e këtij sistemi çdo transaksion do të regjistrohet në kohë reale, duke i dhënë mundësinë administratës që të identifikojë më shpejt rastet e abuzimeve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.