Shqipëria bëhet sërish urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit. Nga rruga Egnatia e kohës romake në urën digjitale të fibrave optike.
Sparkle është ofruesi i parë ndërkombëtar i shërbimeve në Itali dhe mes dhjetë operatorëve kryesorë globalë, njofton fillimin e Albania Crossing, itinerarit të ri, të drejtpërdrejtë që lidh Athinën me Milano.
E ndërtuar në bashkëpunim me ALBtelecom, kompaninë më të madhe të telekomunikacionit në Shqipëri, lidhja e re e fibrave optike përshkon Shqipërinë, kabllon nëndetare Bari-Durrës dhe backbone italian, në rrugën direkte më të shkurtër nga Athina në Milano, me kapacitetin për të arritur të gjithë qendrat e tjera kryesore në Evropën Perëndimore.
Albania Crossing prezantohet si një linjë e shpejtë dhe e larmishme nga Ballkani drejt Evropës Perëndimore, duke ofruar performancën më të mirë krahasimisht me lidhjet ekzistuese tokësore mes Athinën dhe Milanos. Si rezultat, aktorët rajonalë dhe ndërkombëtarë të telekomit mund të përfitojnë nga zgjidhje të larmishme dhe të besueshme të kapacitetit, të disponueshme në shumëfisha 100G.
“Jemi të privilegjuar për këtë bashkëpunim me Telecom Italia, sidomos për vlerat në krijimin e urës së komunikimit digjital mes lindjes dhe perëndimit, ku ALBtelecom ka implementuar me sukses ndërtimin e infrastrukturës së fibrave optike e do të kontribuojë edhe në vijimësi në integrimin digjital të rajonit tonë në Europë.” – u shpreh Znj. Bilgen Aldan, Drejtore e Përgjithshme e kompanisë ALBtelecom.
Lexo: ALBtelecom në Forumin Ekonomik të Tiranës: Dixhitalizimi si përgjigje ndaj pandemisë
Albania Crossing është linja e gjashtë e Sparkle që lidh zonën jug-lindore të pellgut mesdhetar me pjesën tjetër të botës, përveç unazës ekzistuese nëndetare dhe lidhjeve me fibra tokësore përmes Sofjes, duke mundësuar kështu implementimin e një lidhjeje të fortë e tejet të plotë.
Lidhja e re realizuar përmes ALBtelecom është pjesë e një strategjie më të gjerë zgjerimi që shfrytëzon Athinën si një pikë ndërrajonale gjithnjë e më të rëndësishme dhe Milanon si një qendër kryesore për internetin dhe shërbimet cloud në kontinentin evropian, për të përmbushur nevojat e lidhjes së shumëllojshme midis Ballkanit, Lindjes së Mesme dhe Evropës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.