Dogana shqiptare ka publikuar informacionin e nevojshëm në lidhje me kriteret dhe detajet mbi statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar.
Operatori Ekonomik i Autorizuar është një status i lëshuar për “tregtarët me besueshmëri” të cilët mund të përfitojnë nga shumë thjeshtime doganore.
Ato që bizneset duhet të kenë parasysh janë:
Përfitimet e statusit të OEA-ve
a) Një trajtim më i favorshëm në lidhje me vlerësimin e riskut dhe kontrollet:
- Më pak kontrolle fizike dhe të dokumentacionit në krahasim me operatorët ekonomikë të tjerë;
- Trajtim prioritar dhe njoftim prioritar në rast seleksionimi për kontroll doganor;
- Mundësi për të kërkuar hapësira specifike përveç zyrave doganore për kontrollet e doganës.
b) Një akses i thjeshtuar apo ekskluziv për disa thjeshtime doganore:
- Reduktim i nivelit të garancisë apo përjashtim nga garancia;
- Thjeshtime në transit;
- Thjeshtime në vlerë;
- Autorizim për deklarata të thjeshtuara etj.
c) Marrëveshje për njohje të përbashkët me shtete të tjera.
Kriteret e OEA -ve
Sipas llojit të autorizimit të kërkuar (thjeshtimet doganore apo të sigurisë dhe mbrojtjes), aplikuesi duhet të përmbushë disa kritere:
- Të mos ketë kryer shkelje të rënda apo të përseritura të legjislacionit doganor dhe rregullave tatimore;
- Të ketë një sistem menaxhimi tregtar, dhe nëse është e nevojshme regjistra transporti, të cilat lejojnë kryerjen e kontrolleve doganore të përshtatshme;
- Të ketë aftësi të mira paguese;
- Te ketë standarte praktike dhe kompetenca ose kualifikime profesionale (OEA-D)
Për statusin e OEA-S, standarde sigurie dhe mbrojtje të përshtatshme:
- Masat e duhura per sigurinë e zinxhirit tregtar
- Integriteti fizik dhe kontroll të aksesit
- Procese logjistike dhe trajtime për lloje të ndryshme mallrash
- Personel i përgjegjshëm dhe identifikim i partnerëve të biznesit
Një OEA-S përfiton lehtësira në kontrolle gjatë hyrje – daljeve të mallrava në territorin shqiptar
Për më shumë informacion klikoni në linkun: http://www.dogana.gov.al/c/170/284/operatoret-ekonomike-te-autorizuar
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto