Volvo është prodhuesi i parë me një seri makinash të certifikuara Top Safety Pick Plus nga IIHS - Business Magazine Albania

Volvo është prodhuesi i parë me një seri makinash të certifikuara Top Safety Pick Plus nga IIHS

Makina elektrike Volvo XC40 Recharge është vlerësuar si Top Safety Pick Plus (TSP+) nga American Institute of Highway Safety. Kjo arritje bën që Volvo të jetë kompania e parë dhe e vetme që ofron TSP+ në të gjithë gamën e produkteve.

Volvo XC40 Recharge është SUV i vogël i parë tërësisht elektrik që merr këtë vlerësim, i cili i shtohet rekordit të vendosur muajin e kaluar për numrin më të madh të çmimeve TSP+ të marra gjatë një viti nga një prodhues makinash. IIHS vlerëson me këtë çmim të gjitha makinat që sigurojnë nivelin më të lartë të sigurisë. Që nga muaji shkurt i vitit 2021, Volvo Cars ka marrë 15 çmime TSP+.

Ajo që e bën të veçantë këtë kompani është fokusimi i saj në sistemet e sigurisë, duke përfshirë frenimin emergjent për të evituar përplasjet jo vetëm me makinat e tjera por edhe me çiklistët dhe këmbësorët.

CEO i Volvo Car USA, Anders Gustafsson, tha se “Pavarësisht formës ose motorit të makinës, çdo Volvo ofron mbrojtje inovative në raste përplasjesh.”

Volvo ka rifreskuar rregullisht shërbimet e sigurisë, duke përfshirë këtu limituesin e shpejtësisë dhe sensorët e sigurisë të rinj që debutuan në XC40 Recharge.

Lista e makinave nga Volvo që janë vlerësuar me këtë çmim gjatë këtij viti janë:

  • Volvo S90
  • Volvo S90 Recharge
  • Volvo V90
  • Volvo V90 Cross Country
  • Volvo V60 Cross Country
  • Volvo S60
  • Volvo S60 Recharge
  • Volvo V60
  • Volvo V60 Recharge
  • Volvo XC40
  • Volvo XC60
  • Volvo XC60 Recharge
  • Volvo XC90
  • Volvo XC90 Recharge

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0