Në Qershor Tirana arrin imunizimin e tufës - Business Magazine Albania

Në Qershor Tirana arrin imunizimin e tufës

Në Qershor Tirana pritet të jetë e imunizuar kundër Covid-19. Anëtari i komitetit të vaksinimit, Genc Sulçebe thotë se vaksinimi dhe kalimi natyral i infeksionit kanë ndikuar për imunizimin e plotë të banorëve të kryeqytetit.

“Normalisht duhet që 70% e popullatës të jetë imunizuar. Duke përfshirë imunizimin natyral qoftë dhe vaksinimin dhe po arrijmë në shifra në 30%. Për qytetin e Tiranës të dy këta faktorë do kontribuojnë që nga fundi Qershorit ky prag duhet të arrihet”, tha ai.

Por kur pritet që Shqipëria të çlirohet plotësisht nga Covid-19?

“Ndërsa për qytetet e tjera duhet të presim disa muaj. Nëse vijojmë me këto ritme vaksinimi, unë mendoj që në fillim të Vjeshtës mund ta arrijmë edhe në rang kombëtar”. Sipas ekspertëve, nisur nga situata e pandemisë në këto dy muaj Vera pritet të sjellë shifra sporadike infektimesh  dhe një zerim të vdekjeve nga Covid-19. Megjithatë, mjeku imunolog Genc Sulçebe thotë se gjithnjë do të ketë xhepa të popullatës të pa imunizuar të cilët do të jenë në rrezik nga Covid.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0