Shëndeti mall, apo e drejtë njerëzore? - Business Magazine Albania

Shëndeti mall, apo e drejtë njerëzore?

Nëse do të pyesni një qytetar se çfarë është shëndeti për të, ai menjëhere do t’ju përgjigjet: një e drejtë njerëzore, një nevojë që profesionistët shëndetësorë kanë për detyrë t’ua plotësojnë. Po ashtu edhe politikëbërësit në fushatat e tyre vënë theksin në një shëndetësi të barabartë dhe falas për të gjithë. Nga ana tjetër, ekonomistët mendojnë ndryshe, ato e shohin kujdesin shëndetësor si një industri shërbimesh, ku me termin “industri” nënkuptojnë treg, konkurrencë dhe pabarazi. Në këtë konteks, një shërbim është një punë e dobishme që nuk prodhon një mall të prekshëm. Me fjalë të tjera, është diçka që ata bëjnë për ty që nuk mund ta kthesh për këmbim. Për shembull, nëse dikush ju pret barin, ju ofron një shërbim, pasi nuk mund t’ua ktheni barin për rimbursim.

Le t’i analizojmë të dy këndvështrimet. Supozojmë  se kujdesi shëndetësor është një e drejtë njerëzore. Si fillim “Të drejtat njerëzore” përkufizohen si parime ose norma morale që përshkruajnë disa standarde të sjelljes njerëzore dhe mbrohen me ligj. Ecim më tej, nëse jetoni në një fshat të largët, pa mjek dhe qendra më e afërt e kujdesit shëndetësor është disa orë larg, a ju shkelet e drejta për kujdes shëndetësor në këtë rast? Kështu lind pyetja se kush po cënon të drejtën tuaj për kujdes shëndetësor dhe si.

Le të shikojmë një këndvështrim tjetër. Kujdesi shëndetësor si mall ose shërbim.

Lexo: Shqipëria 2030 – 100 mijë kodues duhet të jetë objektivi ynë!

Mjekët dhe infermierët duhet të kenë trajnim të specializuar për të bërë atë që bëjnë. Ky trajnim kërkon vite shkollë, gjë që kushton shumë para. Ata gjithashtu duhet të shpenzojnë shumë për të mbajtur dijet e tyre të përditësuara, gjë që kushton si kohë ashtu edhe para. Mjetet që ata përdorin janë të gjitha të specializuara dhe kushtojnë shumë para. Mjetet gjithashtu duhet të mirëmbahen në mënyra të caktuara dhe në standarde të caktuara që kërkon procedura të specializuara të mirëmbajtjes të kryera nga punëtorë të specializuar. Me pak fjalë, kërkohet investim për të siguruar kujdes shëndetësor cilësor. Atëherë, përse profesionistë të ndryshëm shëndetësorë e bëjnë këtë gjë për një pagë minimale krahasuar me vitet e tyre të shkollimit dhe investimit?

Këto dy shembuj na tregojnë se shëndeti është shumë i vështirë të matet. Në sistemin kapitalist, shëndeti si çdo gjë tjetër, kthehet në mall dhe përdoruesi duhet të paguajë për të. Nga ana tjetër  shëndeti është e vështirë të tregtohet nëpërmjet personave apo vetprodhohet në masë të madhe. Gjithashtu, ai kërkon bashkëpunim njerëzor mjek-pacient dhe jo marrëdhënie të ftohta komerciale shitës-blerës.

Unë jam e mendimit se kujdesi shëndetësor është njëkohësisht shërbim dhe e drejtë. Shërbim sepse për ta përmirësuar shëndetin tonë, ne drejtohemi tek profesionistët shëndetësore, të cilët nëpërmjet diagnostikimit mjekësor dhe përkujdesjes infermierore mundësojnë rikthimin e shëndetit tonë. Njëkohësisht, shëndeti është edhe një e drejtë njerëzore, që nuk duhet t’i mohohet asnjë qënieje në nevojë dhe që e ka të pamundur të paguajë për ta përfituar atë. Sepse shëndeti është i paçmuar dhe ne duhet të kontribojmë të gjithë ne ruajtjen dhe përmirësimin e tij, për një shoqëri me mirëqënie më të lartë dhe të zhvilluar.

Si profesioniste e shëndetësisë do e quaja shumë të rëndësishme vendosjen e theksit gjithashtu, tek “Promovimi efektiv i shëndetit”. Le të marrim një shembull, t’i thuash një personi obez se ka nevojë për të humbur peshë pasi rrezikohet nga pasojat shëndetësore siç janë diabeti ose sëmundja e zemrës nuk mjafton që ky individ të kujdeset për shëndetin e tij. Promovimi efektiv i shëndetit ndodh kur shikoni përtej sjelljeve të individëve, për të përcaktuar faktorët që mund ta bëjnë këtë individ për të ndryshuar sjelljet e tij. Kështu teksa e këshillojmë mbi një ushqyerje të shëndetshme duhet të marrim parasysh edhe gjendjen ekonomike të tij, pasi nuk mund t’i thuash një personi me të ardhura minimale të konsumojë dy herë në javë peshk. Ky opsion mund të jetë i pamundur për të; por mund të këshillohet të konsumojë më shumë ushqime të gjelbra si një opsion i mundur. E njëjta gjë vlen edhe për promovimin e aktivitetit fizik apo menaxhimit të stresit, si faktorë i rëndësishëm në mirëqënien e individit.

Lexo: “Balkathon” – Konkursi rajonal për zgjidhje digjitale inovative ka hapur aplikimet!

Nga ana tjetër, edhe politikëbërësit duhet të nxisin mjedise mbështetëse që lehtësojnë miratimin ose mirëmbajtjen e veprimeve më të mira shëndetësore. Gjithashtu në bashkëpunimi me instancat e caktuara shëndetësore dhe profesionistë të ndryshëm të shëndetësisë duhet të realizojnë  aktivitete apo nisma që e ndërgjegjësojnë individin se shëndeti përpara se të kërkohet si e drejtë në dyert e spitaleve duhet të shikohet si përpjekje dhe përgjegjësi personale e gjithkujt për ta mbajtur në kufij të kënaqshëm atë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0