Koncerti që bëri bashkë yje të spektaklit dhe liderët e politikës në emer të shpërndarjes së barabartë të vaksinave të koronavirusit, u transmetua globalisht mbrëmjen e së shtunës. Vax Live, koncerti për të ribashkuar botën, u quajt aktiviteti I regjistruar një javë më herët me pjesëmarrjen e princit Harry e bashkëshortes Meghan, e gjithashtu çiftit presidencial, Joe dhe Jill Biden.
Qëllimi I koncertit bamirës, i zhvilluar në stadiumin e So FI, në Los Angeles, ishte bindja e qytetarëve për tu vaksinuar dhe thirrja për shpërndarje të barabartë të vaksinave. “Vaksina duhet tu shpërndahet të gjithëve, kudo. Ne nuk mund të rimëkëmbemi deri sa të ketë një shpërndarje të drejtë në çdo cep të botës. Virusi nuk respekton kufij dhe qasja ndaj vaksinës nuk mund të përcaktohet nga gjeografia.”, u shpreh Harry.
“Që prej fillimit të pandemisë, gati 5 milion e gjysmë gra kanë humbur vendin e punës në SHBA e 47 milionë të tjera rreth botës pritet të zhyten në varfëri. Por nëse punojmë bashkë për të çuar vaksinat në çdo vend e kontinent, mund të ri ngrihemi sërish.”, shtoi Meghan.
Aktiviteti u drejtua nga Selena Gomez dhe përfshiu performanca nga Jennifer Lopez, Eddie Vedder, Foo Fighters, H.E.R. etj, të cilët performuan për një audience prej 27 mijë personash, të gjithë punonjës të shëndetësisë e të sektorëve të tjerë kyçë, plotësisht të vaksinuar.
“Nuk mund të heqim dorë tani. Vaksinat janë të sigurta, jua premtoj; janë të sigurta dhe funksionojnë. Ne po punojmë me udhëheqësit rreth botës që të ndajmë më shumë doza dhe të rrisim prodhimin, në mënyrë që çdo vend në nevojë të mund ti sigurojë.”, deklaroi presidenti amerikan, Biden.
Para transmetimit, Global Citizen deklaroi se koncerti kishte grumbulluar 302 milionë dollarë që do të përdoren për sigurimin dhe shpërndarjen e 26 milionë vaksinave të Covid-19 në komunitetet më të varfër në botë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.