Huawei, performancë e qëndrueshme biznesi - Business Magazine Albania

Huawei, performancë e qëndrueshme biznesi

Huawei

Huawei ka prezantuar rezultatet e biznesit për tremujorin e parë të vitit 2021, të cilat rezultuan në përputhje me parashikimet.

Në tremujorin e parë, Huawei gjeneroi 152.2 miliardë Yuan kinez të ardhura, një rënie prej 16.5% nga viti në vit. Rrjeti i biznesit vazhdoi me një rritje të qëndrueshme, ndërsa të ardhurat e biznesit të konsumatorit ranë pjesërisht si rezultat i shitjes së pajisjes inteligjente ‘Honor’ në nëntor të 2020.

Megjithatë, marzhi i fitimit neto të Huawei u përmirësua me 3.8 pikë përqindje në 11% nga viti në vit, si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të kompanisë për të përmirësuar cilësinë e operacioneve dhe efikasitetin e menaxhimit, si dhe të ardhura prej 600 milionë dollarësh nga patentat.

“2021 do të jetë një tjetër vit sfidues për ne, por është gjithashtu viti kur strategjia jonë e zhvillimit do të nisë të marrë formë”, tha Eric Xu, Drejtuesi i Huawei. “Ne falenderojmë klientët tanë dhe partnerët për besimin e tyre të vazhdueshëm. Pavarësisht sfidave që na dalin përpara, ne do të vazhdojmë të ruajmë qëndrueshmërinë e biznesit tonë. Jo vetëm për të mbijetuar por për të qenë të qendrueshëm. Si gjithmonë, ne do të fokusohemi në nevojat e konsumatorëve tanë dhe vazhdojmë të japim vlera praktike të biznesit.”

Huawei po nxit përpjekjet për të filluar plotësisht 5G. Kjo po ndihmon transportuesit në të gjithë botën që të përhapin rrjetet e tyre 5G, në përmbushjen e kërkesave të konsumatorëve dhe industrive njësoj, ndërsa rrit efikasitetin e vet të shpërndarjes. Kompania po vazhdon të përmirësojë aftësitë e saj inxhinierike të software duke rritur investimet në këtë sektor.

“Si gjithmonë, ne vazhdojmë ne mbetemi besnikë të risive teknologjike dhe investimeve të mëdha në R&D (rikërkim dhe zhvillim), ndërsa punojmë për të adresuar sfidat e vazhdimësisë së furnizimit të shkaktuara nga kufizimet në treg”, shtoi Xu. “Ne do të vazhdojmë të përparojmë në shkencën themelore dhe të shtyjmë kufijtë e teknologjisë.”

Informacion mbi Huawei

Huawei është një ofrues kryesor global i infrastrukturës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) dhe pajisjeve inteligjente. Me zgjidhje të integruara në katër fusha kryesore – rrjetet e telekomit, IT, pajisjet inteligjente dhe shërbimet cloud – ne jemi të përkushtuar për të sjellë teknologjinë e fundit te çdo person, shtëpi dhe organizatë për një botë të lidhur dhe plotësisht inteligjente.

Portofoli i produkteve, zgjidhjeve dhe shërbimeve të Huawei janë si konkurrues ashtu edhe të sigurt. Përmes bashkëpunimit të hapur me partnerët e ekosistemit, ne krijojmë vlera të qendrueshme për klientët tanë, duke punuar për të fuqizuar njerëzit, pasuruar jetën në shtëpi dhe frymëzojmë risi në organizata të të gjitha formave dhe madhësive. Novacioni i Huawei përqendrohet te nevojat e klientit. Ne investojmë shumë në kërkime themelore, duke u përqendruar në përparime teknologjike që e çojnë botën përpara. Kemi 197,000 punonjës dhe operojmë në më shumë se 170 vende dhe rajone.

E themeluar në vitin 1987, Huawei është një kompani private në pronësi të plotë të punonjësve të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0