SpaceX lëshon ekuipazhin e dytë me astronautë në stacionin hapësinor - Business Magazine Albania

SpaceX lëshon ekuipazhin e dytë me astronautë në stacionin hapësinor

Një ekuipazh prej katër personash në bordin e një kapsule SpaceX u ngrit me sukses nga Cape Canaveral duke iu drejtuar Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, thanë mbikëqyrësit e misionit.

Të tre burrat dhe një grua hipën në automjetin e ripërdorshëm të Falcon 9 të SpaceX. Ata janë ekuipazhi i dytë që transportohen në stacionin hapësinor nga kompania private e hapësirës ajrore amerikane e themeluar nga Elon Musk.

Për shkak të parashikimeve të pafavorshme të motit, nisja në shtetin amerikan të Floridës të planifikuar fillimisht për të enjten është shtyrë për të premten herët. Të katër astronautët pritet të ankorohen në stacion të ditën e shtunë.

Ekuipazhi përbëhet nga dy astronautë amerikanë, Shane Kimbrough dhe Megan McArthur, si dhe japonezi Akihiko Hoshide dhe francezi Thomas Pesquet. Pesquet është astronautja e parë i Agjencisë Evropiane të Hapësirës që fluturon me stacionin hapësinor në bordin e një kapsule SpaceX Crew Dragon.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0