1 Vit LiveMe Show and Podcast - Business Magazine Albania

1 Vit LiveMe Show and Podcast

Kristi Kumria dhe Business Magazine festuan të enjten një vjetorin e krijimit të LiveMe Show and Podcast me një takim special. Ky takim mblodhi bashkë të gjithë të ftuarit përgjatë vitit të cilët ndanë eksperiencat e tyre në LiveMe dhe inspiruan të gjithë të rinjtë si Kristi që na ndiqnin, për të ecur përpara.

Episodi i një vjetorit i shfaqi shikuesve një prezantim të shkurtër të episodeve nga sytë e të ftuarve por edhe prapaskenat e fillimeve të këtij Show e deri në suksesin e sotëm. Gjithë emocioni filloi kur Blerina Guga, CEO e Junior Achievement prezantoi një video ku tregohej gjithë historia e Kristit, vështirësitë, sukseset dhe njerëzit e dashur të cilët e kanë mbështetur më së shumti që në vogëli. Të gjithë të ftuarit shprehën fjalët më të mira për këtë djalë me pasion, vullnet dhe guxim siç rrallë shohim. 

Lexo: A ka të ardhme për të rinjtë në Shqipëri?

Kristi u shpreh: “Mendoj dhe besoj se suksesi i LiveMe nuk janë asnjëherë numrat, por njerëzit.”

Në vazhdim të ftuarit thanë shumë fjalë motivuese jo vetëm për folësin por edhe për të gjithë djemtë dhe vajzat e reja të cilët kanë një ëndërr si Kristi. Ka shumë njerëz të cilët janë gati t’i zgjasin dorën një dëshire, siç ishin të ftuarit e kësaj të enjte, mjafton të kërkoni!

Një ndër ta është dhe Gerti Boshnjaku, themelues i revistës Business Magazine, i cili ishte ndër të parët që i hapi dyert këtij Show duke e sjellë pranë një audience më të gjerë. 

-”Unë besoj se nëse disa njerëz bëhen bashkë nuk ka gjë që mund t’i ndalë ata. Për produkte si LiveMe që duan krahë të fluturojnë, ne duhet të jemi ata që i suportojmë.”,- u shpreh Gerti për LiveMe.

Klikoni këtu për të ndjekur episodin e plotë.

-“Dëshira është i vetmi parakusht për suksesin. Kur ti ke dëshirë kërko për ndihmë dhe ndihma do të vijë.” ,- thotë sipërmarrësi Dario Hani për të përmbyllur fjalimin e tij.

Dhe me gjithë dëshirën e mirë për të përçuar energji pozitive u mbyll edhe episodi special i kësaj jave.

Për ju që e keni humbur, këtë episod mund ta ndiqni në kanalin në youtube të Business Magazine dhe të qëndroni të përditësuar në të gjitha platformat tona për më shumë episode të reja të suksesshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0