ALTAX: barra e taksave vendore është e njëjtë pavarësisht nivelit të të ardhurave. Nevojitet progresivitet - Business Magazine Albania

ALTAX: barra e taksave vendore është e njëjtë pavarësisht nivelit të të ardhurave. Nevojitet progresivitet

ALTAX

Barra fiskale për individët në 2021. Taksat vendore dhe shpërndarja e barrës tek individët dhe familjet shqiptare

Nje analize e kryer nga ALTAX tregon se barra fiskale e taksave vendore është e njëjtë për qytetarët, pavarësisht nivelit të të ardhurave të tyre. Sipas ekspertëve të Altax, “ka ardhur momenti për një progresivitet në barrën fiskale të taksave dhe tarifave vendore”.

Më poshtë raporti i studimit

Barra fiskale e individit, i cili është në marëdhënie punësimi përfshin (a) tatimin mbi të ardhurat nga paga, (b) kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe (c) taksat dhe tarifat vendore.

Nisur nga një nivel më i lartë taksash vendore midis Tiranës dh

e bashkive të tjera të vendit, shikohet dukshëm se banori i Tiranës ka një barrë fiskale më të lartë duke filluar nga 14.5% për pagat e ulëta deri në  0.6% për pagat e larta. Ndërkohë pagat e mesme në Tiranë kanë një barrë fiskale prej 2% më të lartë se qytetarët në bashkitë e tjera të vendit.

Kështu, barra fiskale e një qytetari në bashkitë e vendit është si më poshtë:

Për pagën 26 mijë lekë në muaj barra fiskale është 15.8% e të ardhurës vjetore, ku taksat dhe tarifat vendore kanë një ndikim prej 1%;

Për pagën 100 mijë lekë në muaj barra fiskale është 25.7% e të ardhurës vjetore, ku taksat dhe tarifat vendore kanë një ndikim prej 0.3%;

Për për pagën 250 mijë lekë në muaj barra fiskale është 28.5% e të ardhurës vjetore, ku taksat dhe tarifat vendore kanë një ndikim prej 0.1%;

Për pagën 500 mijë lekë në muaj barra fiskale është 30.6% e të ardhurës vjetore, ku taksat dhe tarifat vendore kanë një ndikim prej 0.06%.

Ndërsa, barra fiskale e një qytetari në Tiranë është si më poshtë:

Për pagën 26 mijë lekë në muaj barra fiskale është 18.1% e të ardhurës vjetore, ku taksat dhe tarifat vendore kanë një ndikim prej 2.9%;

Për pagën 100 mijë lekë në muaj barra fiskale është 26.4% e të ardhurës vjetore, ku taksat dhe tarifat vendore kanë një ndikim prej 0.9%;

Për pagën 250 mijë lekë në muaj barra fiskale është 28.8% e të ardhurës vjetore, ku taksat dhe tarifat vendore kanë një ndikim prej 0.4%;

Për pagën 500 mijë lekë në muaj barra fiskale është 30.8% e të ardhurës vjetore, ku taksat dhe tarifat vendore kanë një ndikim prej 0.1%.

Pra sa më e lartë e ardhura nga paga, aq më pak ka ndikim taksa vendore tek ajo.

Lexo: ALTAX: Ja cila është dita e lirisë fiskale në Shqipëri, Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor

Nisur nga kjo logjikë dhe duke marrë për arsyetim se tatimet dhe taksat duhet të jenë sipas parimit kush fiton më shumë duhet të paguajë më shumë nevojitet një dialog i ri përsa liodhet me progresivitetin që duhet të kenë taksat dhe tarifat vendore. Individi me pagë të lartë nuk mund të paguajë të njëjtin nivel me individin që ka të ardhura më të ulta.

Po kështu, kjo logjikë taksimi duhet të aplikohet sipas standartit të të ardhurave të familjeve. Familjet me të ardhura të larta duhet të paguajnë më shumë taksa dhe tarifa vendore se ato me të ardhura të ulta, për të arritur në një shpërndarje të drejtë të barrës fiskale në raport me të ardhurat e përfituara.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0