LG, marka e parë e madhe e prodhimi të telefonave që tërhiqet plotësisht nga tregu - Business Magazine Albania

LG, marka e parë e madhe e prodhimi të telefonave që tërhiqet plotësisht nga tregu

Prodhuesi i telefonave  në Korenë e Jugut, LG, ka vendosur që të tërhiqet nga tregu. Reuters bën me dije se tërheqja e kompanisë është bërë për shkak të humbjeve të shumta në vitet e fundit. LG në këtë mënyrë bëhet marka e parë e madhe e prodhimi të telefonave që tërhiqet plotësisht nga tregu. Tërheqja e kompanisë LG nga tregu, bën që kompanitë e tera të fitojnë terren, sidomos Samsung dhe Apple.

Tashmë në SHBA, pritet që Samsung të fitojë më shumë terren se Apple pasi LG prodhonte telefona me çmim mesatar. Kompania LG për 6 vitet e fundit ka regjistruar humbje, për shkak të shitjeve të pakta që ka pasur. Llogaritja e humbjeve shkon deri në 4.5 miliard Dollarë.

Në kohë më të mira, LG ishte herët në treg me një numër të risive të telefonave celularë, duke përfshirë kamera me kënd shumë të gjerë dhe në kulmin e saj në 2013, ishte prodhuesi i tretë më i madh i smartphone-ve në botë pas Samsung dhe Apple. Por më vonë, modelet kryesore vuajtën nga gabimet e softuerit dhe harduerit, të cilat së bashku me azhurnimet e ngadalta të softuerit bënë që marka të humbiste terren. Analistët gjithashtu kanë kritikuar kompaninë për mungesë ekspertize në marketing krahasuar me rivalët kinezë.

Bisedimet për të shitur një pjesë të biznesit Vingroup të Vietnamit u ndërprenë për shkak të dallimeve në lidhje me kushtet, kanë thënë burime me njohuri të çështjes. Tashmë LG do të përqendrohet  tek prodhimi i automjeteve elektrike, si dhe pajisjeve të mençura.

REUTERS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0