Intesa Sanpaolo Bank Albania vlerësohet banka më e mirë për përgjegjësinë sociale të koorporatë - Business Magazine Albania

Intesa Sanpaolo Bank Albania vlerësohet banka më e mirë për përgjegjësinë sociale të koorporatë

Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është vlerësuar si BANKA ME E MIRE PER PERGJEGJESINE SOCIALE TE KORPORATES NE SHQIPERI 2021 nga revista ndërkombëtare prestigjioze Global Banking Finance*:

Z.Silvio Pedrazzi, DPE i Intesa Sanpaolo Bank Albania u shpreh se, “Ne jemi shumë mirënjohës për këtë çmim të rëndësishëm që ka marr banka jonë. Ky çmim thekson faktin se Përgjegjësia Sociale e Korporatës në bankën tonë nuk është vetëm një koncept; përkundrazi është një pjesë e integruar e strategjisë sonë të biznesit. Ne do të vazhdojmë të mbështesim, jo vetëm zhvillimin ekonomik të vendit me produktet dhe shërbimet tona por edhe komunitetet me projekte sociale, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme”.

Banking & Finance Review® është portali kryesor financiar dhe revista që publikon Lajme, Analiza, Opinione, Vlerësime, Intervista dhe Video nga bota e Bankave, Financës, Biznesit, Tregtisë, Teknologjisë, Investimit, Ndërmjetësimit, Këmbimit Valutor, Tatimeve &Legjislacionit, Financave Islame, Menaxhimit të Aktiveve & Pasurisë. Çmimet Global Banking & Finance filluan të akordoheshin në vitin 2011 për të vlerësuar dhe nderuar ndryshimet frymëzuese që ndodhin në komunitetin global financiar. Ato pasqyrojnë risitë, arritjet, strategjinë, ndryshimet progresive dhe frymëzuese që ndodhin në sektorin financiar çdo vit, me ndihmën e analistëve financiarë zgjedhin bankat me ecurinë më të mirë midis bankave ndërkombëtare dhe ofruesve të shërbimeve financiare dhe çmimet jepen në sektorë të ndryshëm financiarë. Performuesit kryesorë në këtë kategori zgjidhen përmes vlerësimit të një grupi të kritereve të cilat përfshijnë: modelin e biznesit të qëndrueshëm, qeverisjen e shëndoshë, rezultatet e arritura gjatë vitit të kaluar, përsosmërinë në menaxhim dhe drejtim, teknologjinë inovative që u ofrohet klientëve dhe drejtimin e kryesimin në transformimin dixhital.

Rreth Intesa Sanpaolo Bank Albania: Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë udhëheqëse në vend që ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët e korporatave, klientët institucionalë dhe klientë me të ardhura të larta, bizneset e vogla dhe të mesme dhe klientët individualë. Ne inkurajojmë një stil të rritjes, i cili është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që rrjedh nga kënaqësia e klientit dhe aksionarëve, një ndjenjë e përkatësisë nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komuniteteve lokale. Ne konkurrojmë në treg me një ndjenjë të lojës së drejtë dhe jemi të gatshëm për të bashkëpunuar me subjektet e tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme të forcojmë kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku veprojmë. Intesa Sanpaolo Bank Albania bleu Veneto Bank në 2017 dhe tani ka një rrjet prej 35 degësh në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet strategjikisht duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Besimi, inovacioni, thjeshtësia dhe qëndrueshmëria përcaktojnë marrëdhëniet tona me klientët tanë dhe inovacioni i biznesit dhe përsosmëria e shërbimit frymëzohen nga klientët tanë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0