Qeveria ka miratuar vendimin për ndërtimin e centralit fotovoltaik “Blue 2” në Fier, me një kapacitet të instaluar 50MW që nuk përfiton nga masat mbështetëse. Dy kompanitë private “Blessed Investment” sh.p.k. dhe “Matrix Konstruksion” sh.p.k. që janë bashkuar për të ndërtuar këtë impiant, do të duhet të sigurojnë vetë tregun për energjinë që do të prodhohet.
Parku “Blue 2” parashikohet që të vihet në punë brenda 50 muajve nga koha e marrjes së lejes së ndërtimit. Kompania do të ketë detyrimin që të njoftojë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për ecurinë e punimeve, çdo tre muaj.
Impianti duhet t’i japë ministrisë përgjegjëse për energjinë, sasinë e energjisë elektrike, në masën 2% të sasisë vjetore të prodhimit ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Pak kohë më parë, qeveria ka shpallur fituese kompaninë Votalia për ndërtimin e parkut të Spitallës me një çmim 29.89 euro/mwh që do të jetë çmimi me të cilin do t’i shitet energjia OSHEE.
Parku i Spitallës do të jetë me kapacitet të instaluar 100 MW nga të cilat 70 MW do të prodhojnë për të shitur tek OSHEE.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.