10 rregullat kryesore të suksesit nga Rock Thomas - Business Magazine Albania

10 rregullat kryesore të suksesit nga Rock Thomas

sukses

Babeta Rexhepi, kontributor

Si autor dhe  sipërmarrës, Rock Thomas  ka ndihmuar mbi 60  milionë njerëz të fitojnë statusin e milionerit dhe ka ndihmuar shumë individë të tjerë të bëhen plotësisht të pavarur financiarisht. Ai beson se duke zbatuar këto dhjetë rregulla, gjithkush mund të arrijë të ketë sukses në jetën e tij.

Rregulli numër 1. Investoni në zhvillimin tuaj personal.

Mendja juaj është si një kopsht. Ato mendime që do të mbillni në kokën tuaj, ato do të rriten dhe lulëzojnë brenda jush. Kështu kushtojini të paktën 30 minuta në ditë zhvillimit tuaj personal duke lexuar një libër, artikuj apo video motivuese. Sa më shumë kohë t’i kushtoni zhvillimit tuaj, më shpejt do të zhvilloheni.

Rregulli numër 2. Qartësoni qëllimet tuaja

Aty ku shkon fokusi, rrjedh dhe energjia juaj. Nëse qartësoni objektivat dhe qëllimet tuaja, do e keni më të lehte për t’i ndjekur ato! Pra, filloni duke krijuar një qëllim të prekshëm, kuptimplotë dhe me një rezultat të matshëm.

Rregulli numër 3. Zhvilloni aftësitë dhe talentet tuaja

Të gjithë kemi diçka unike për t’i ofruar botës. Njerëzit e suksesshëm fillojnë duke identifikuar se çfarë duan të bëjnë dhe janë jashtëzakonisht të shkëlqyeshëm në. Ata kërkojnë të kuptojnë, praktikojnë dhe ndërtojnë vazhdimisht aftësitë, të cilat plotësojnë dhe mbështesin talentet e  tyre. Duke përdorur talentet tuaja në një mënyrë kuptimplote, jo vetëm iluminoni veten tuaj – duke përjetuar një ndjenjë të përmbushjes, por ndriçoni edhe të tjerët!

Rregulli numër 4. Dilni nga zona juaj e rehatisë

Qëllimi i këtij rregulli është t’ju motivojë që të ndërmerrni veprime. Të  shfrytëzoni dijet për të rritur produktivitetin tuaj. Për të qenë i suksesshëm, duhet të jeni në gjendje të përqendroheni pa pushim për veprime që ju ndihmojnë të realizoni qëllimet tuaja. Me fjalë të tjera hiqni dore nga rehatia dhe mos krijoni justifikime.

Rregulli numër 5. Përqendroni energjinë tuaj

Ky rregull është  i domosdoshëm në rrugën tuaj drejt suksesit. Ai ka të bëjë me disiplinimin dhe mbajtjen e qëllimit që dëshironi të arrini, gjithnjë  në mendje. Kështu kapërceni shprehjet “Unë jam i lodhur”, “Unë sot nuk mundem “,” Nuk e bëj dot sepse jashtë po bie shi” dhe orientojeni energjinë tuaj drejt qëllimit kryesor. Nëse bëni në jetë atë që është e lehtë jeta do jetë e vështirë dhe anasjelltas, nëse vendosni të ngriheni mbi lodhjen dhe dhimbjen ju pret lehtësimi.

Rregulli numër 6. Ushqeni besimet tuaja

Së pari, identifikoni besimet dhe bindjet që ju kufizojnë dhe ju shkaktojnë dhimbje. Filloni duke pyetur veten “Çfarë nuk po funksionon në jetën time? Si ndihem për këtë?” Identifikoni besimet që nuk ju shërbejnë.

Pastaj, bëni të njëjtën gjë me besimet dhe bindjet që ju japin lumturi, ju japin forcë dhe energji.

Lexo: “Mendësia për sukses”. Intervistë me Anila Bashllarin për programin e saj më të ri të zhvillimit

Rregulli numër 7. Rrisni të ardhurat tuaja

90% e njerëzve luftojnë financiarisht. Kjo është e vërtet edhe nëse ato kanë një të ardhur mujore apo fitojnë shumë para. Arsyeja është sepse shumica shpenzojnë më shumë se sa fitojnë dhe kursejnë ose investojnë shumë pak.

Rregulli numër 8. Krijoni zakone si të pasurit

Çfarë bëni para orës 8 dhe pas orës 20:00 përcakton suksesin tuaj. Njerëz të suksesshëm kanë rituale të ndryshme nga mesatarja e njerëzve, veçanërisht në mënyrën  si e  fillojnë dhe mbarojnë ditët e tyre. Këto zakone janë: konsumojnë shumë ujë, bëjnë streçing, krijojnë,  meditojnë, lexojnë dhe planifikojnë ditën e tyre.

Rregulli numër 9. Krijo mendësinë e njerëzve të suksesshëm

Parimi kryesor i njerëzve me mendësi të suksesshme është “ Si do që të jetë jeta ime unë do krijoj versionin më të bukur timin”, ndryshe nga mendësia e njerëzve mesatare që thotë” Gjërat që më ndodhin në jetë, përcaktojnë edhe fatin tim”

Rregulli numër 10. Realizoje me çdo kusht

Fituesit i realizojnë qëllimet e tyre  si do që të sfidohen në përditshmërinë e tyre. Edhe jo gjithmonë e kanë  plotësisht të qartë rrugën e suksesit në mendjen e tyre por ama ato janë gjithmonë të bindur për diçka  që “ Rruga e suksesit ekziston” Ata nxisin  besimin në vetvete dhe duke krijuar një PSE të forte, frymëzohen për të gjetur Si-në.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0