Evenimenti më i madh kombëtar i teknologjisë ndez motorët e edicionit të 9-të - Business Magazine Albania

Evenimenti më i madh kombëtar i teknologjisë ndez motorët e edicionit të 9-të

ICT Awards

Sipërmarrja, inovacioni dhe zhvillimi përmes teknologjisë sot janë zemra e shoqërisë moderne. Impakti social dhe ekonomik i Covid-19 ka mbajtur peng mundësi të panumërta për shumë njerëz në mbarë botën.

Megjithatë ekziston një grup sipërmarrësish të rinj dhe inovativë të cilët kanë gjetur mundësi duke rivlerësuar plotësisht konceptin e suksesit. Duke përdorur fuqinë e teknologjisë, këta sipërmarrës të rinj shkëlqejnë sot si një dritë shprese duke gjetur mënyra inovative për ta bërë botën një vend më të mirë për t’u jetuar.

Sot për këta sipërmarrës të rinj nis një aktivitet i cili dëshmon se asnjëherë më parë nuk ka qenë momenti më i mirë për inovacionin. Albanian ICT Awards uli siparin e edicionit të 9-të përmes një aktiviteti me prezencë fizike dhe virtuale me 10 panelistë dhe 70 pjesëmarrës.

Në këtë panel nderuan me pjesëmarrjen e tyre Altin Petre, CEO i Digitalb; Dr. Ilir Çapuni Pedagog në Universitetin e Malit të Zi dhe Marin Barleti; Azir Aliu, Pedagog Universiteti i Evropës Juglindore, Bora Muzhaqi, Këshilltare EBRD pranë Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes; Greta Lekaj, drejtuese e Marketingut dhe PR pranë Bankës Raiffeisen; Visar Jasiqi nga RIT Kosovo; Dr. Ing, Julia Hoxha, CEO dhe bashkëthemeluese e Zana, Betim Drenica, CEO i Quantix; Juxhin Radhima, CEO i Ipervox; Elkida Bazaj, fituese Diploma e Vitit në edicionin e 8-të.

“Shqiptarët kanë ditur të tregojnë talent përtej kufijve, por ka qenë e vështirë të identifikohet ky talent brenda kufijve tanë, pikërisht këtu nis misioni tashmë 9 vjeçar i Albanian ICT Awards,” tha bashkëthemeluesi i ICT Awards Kushtrim Shala në hapjen e këtij takimi.

I organizuar në formatin e një takimi informues rreth Albanian ICT Awards, pyetje dhe diskutime u shkëmbyen mes panelistëve të cilët ndanë eksperiencat e tyre si anëtarë juria, si finalistë e fitues por edhe si mbështetës së kësaj ngjarje të përvitshme inovacionit.

E ftuar në këtë sesion informues, Bora Muzhaqi riktheu vëmendjen tek ligji i startupeve për të cilin tha se energjia dhe entuziasmi i të rinjve kanë qenë frymëzimi që e shndërruan në realitet. Ajo kujtoi lehtësitë fiskale që ka ligj ka për startupet dhe bizneset e reja në 2 vitet e para të rrugëtimit të tyre por edhe grantet shtetërore që do të shkojnë për ta.

Duke folur për rëndësinë e inovacionit, Greta Lekaj nga një prej bankave me shërbimet më inovative në treg Raiffeisen, e përkufizoi ICT Awards si një prej ngjarjeve me impaktin më të lartë për inovacionin në Shqipëri.

Kryetari i jurisë në edicionin e 8-të të ICT Awards, Altin Petre, kujtoi për ndjekësit sfidat me të cilat u përball kjo garë, hapja e të cilës përkoi pikërisht me situatën pandemike të Covid-19. Në kërkim të normalitetit të ri, ai tha se niveli i aplikimeve ka vijuar çdo vit me rritje dhe kjo nuk përjashton as edicionin e kaluar e cila atë kohë u organizua në rrethana jo normale.

Gjatë takimi informues ishin të ftuar dy të rinj, të cilët me punën dhe përkushtim e tyre edhe pse nuk kanë qenë fitues në një edicion të ICT Awards, përfaqësojnë atë që kategoria Ylli në Ngritje e kësaj gare kërkon.

Lexo: SHPALLEN FITUESIT E KAMPIONATIT KOMBËTAR TË KODIMIT, IDE KREATIVE TË PËRKTHYERA NË LOJËRA, ROBOTË DHE APLIKACIONE

Amar Iseni nga Bujanovci ka zhilluar një llojë quajtur Time Zoid me gjuhën e programimit Unity. Këto lojëra ai i zhvilloi gjatë kohës së pandemisë. Jusuf Rrustaj ka qenë një prej garuesve në ICT Awards në të kaluarën dhe ka krijuar një robot të cilin e quan SPAC. Ai thotë se njësoj siç SPAK lufton korrupsionin, SPAC-u i tij lufton virusin Covid-19 që korrupton trupin.

Gara e këtij edicioni do të përqendrohet rreth 9 kategorive: Inovacioni i Vitit, Startupi i Vitit, Diploma e Vitit, Ylli në Ngritje, Femra në ICT, Shërbimi Publik i Vitit, Siguria Kibernetike dhe Covid Response.

Gara, e cila zyrtarisht hapet më 26 Mars, për herë të parë do të organizohet një eveniment plotësisht virtual, një hapje krejtësisht ndryshe nga vitet e kaluar për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19. Aplikimet në këtë garë do të mbeten të hapura deri më 30 Prill.

Edicioni i 9-të i Albanian ICT Awards nis misionin e tij këtë vit me mbështetjen e sponsorëve tradicionalë si Banka Raiffeisen, Fondacioni Dritan Hoxha, Albvision, por edhe sponsorëve të rinj si Dev.al. Sponsorë dhe mbështetës të tjerë janë Albsoft, Baboon, AUK, Universiteti Metropolitan, Soft&Solution dhe 3i Solution.

Që nga themelimi ICT Awards ka vlerësuar mbi 1,000 projekte në fusha dhe kategori të ndryshme ndërsa 100 prej tyre janë shpërblyer.

Rreth ICTSmedia

ICTSmedia është shtëpia botuese lider në rajon në fushën e teknologjisë dhe informacionit. Themeluese e garës mbarëkombëtare në teknologji Albanian ICT Awards, akseleratorit rajonal të startupeve Uplift Albania dhe mbështetëse e aktiviteteve të ngjashme në këtë sektor në Shqipëri. Laboratori multi-funksional ICTSlab me disa prej kurrikulave më të avancuara ndërkombëtare vjen si një fryt i eksperiencës së ICTSmedia. Shtëpia botuese është publikuese e disa prej mediave online më të ndjekura në teknologji si PCWorld Albanian.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0