Në platformën tashmë të popullarizuar TikTok, njerëzit ndajnë video të ndryshme duke vallëzuar, aktruar apo duke bërë gjëra të ndryshme. Rrjeti social është kthyer mënyra më e re e ekspozimit të një personi apo një grupi çfarë do qoftë ai.
Ky sukses nuk i ka shpëtuar as mafies italiane që përmes TikTokut lavdërohet me luksin dhe pushtetin që ka, tenton ta prezantojë veten si “cool” – duke rekrutuar në këtë mënyrë shumë të rinj. Një video 30 sekondëshe tregon fuqinë e krimit të organizuar: nën tingujt e muzikës, shihet edhe një grup prej 50 motoçiklistësh që “marshojnë” rrugëve të qytetit që kanë pak ndriçim – aty ndodhet edhe simboli i mafies lokale – apo klanit të Camorras.
“TikTok është bërë i rëndësishëm për mafien. Regjistrime të tilla, ku shihen anëtarë të rinj të klanit, dërgojnë qartë mesazhin: këtu ne jemi bosët “, shpjegon profesori Marcelo Raveduto nga Universiteti i Salernos. Ai prej vitesh studion çdo veprim të mafias.
Ndërsa prokurori më i lartë i shtetit i Italisë për çështjet e krimit të organizuar, Frederico Cafiero de Rajo ka thënë se qëllimi i klaneve mafjoze në TikTok është që të tregojnë fuqinë e tyre.
“Është një fenomen që çdo herë e më shumë është parë muajve të fundit. Edhe pse nuk shfaqen skena të dhunshme, qëllimi i tyre është të tregojnë prezencën dhe fuqinë e tyre. Për këtë po i përdorin platformat siç është TikTok”, ka paralajmëruar ai gjatë një interviste dhënë për Republica.
LEXO: Vdekja e 10-vjeçares, prapaskenat e bllokimit të TikTok në Itali
Platforma kineze nuk është edhe aq e filtruar, aty postohet gjithçka – por rrallë herë ka skena dhune. Videoja e Camorras, përveç pushtetit, rinisë i tregon edhe diçka: ne jemi “shefat”, këtu është ekipi i vërtetë.
Në video tjera, anëtarët e rinj të mafias lavdërohen me rroba të shtrenjta, vetura të shpejta dhe apartamente luksoze. Më shpesh në sfond dëgjohen këngë nga jugu i Italisë ku i këndohet dashurisë dhe lirisë, por edhe për respektin ndaj familjes. Ekspertët e kriminalistikës nuk i çudit fakti që mafia çdo herë e më shumë po përdor TikTokun. Kjo platformë po bëhet më e popullarizuar tek të rinjtë. Sipas profesorit Raveduto, rrjetet sociale për mafien janë një lloj arme siç është pistoleta.
“Është një armë e rrezikshme sepse krijon hapësirë për reklamim dhe avancimin e tyre. Me muzikën që përdorin në video, duken plotësisht të zakonshme dhe tërheq vëmendjen e të rinjve”, ka shtuar Raveduto. Në një video tjetër një i ri i maskuar lavdërohet se si çdo ditë fiton nga 300 euro duke bërë rolin e rojës për mafien.
Prokurori i shtetit pohon se është shumë e vështirë të luftosh kundër një propagande të tillë të mafies në TikTok. Këto nuk janë kurrë krime që ata kryejnë, por mburrje me fuqi dhe pasuri. Nuk ka ligj që e ndalon atë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.