Që në impaktin e parë publik ajo la përshtypje dhe përcolli emocion tek masa. Flasim për gruan fermere, studenten në Universitetin e La Sapiencas, Romë, e cila si pjesë e parlamentit Rural i dha një dinamikë krejt tjetër foltores së Kuvendit. Gerta Loku, drejton me bashkëshortin një fermë me 200 krerë dhi autoktone shqiptare në Mirditë, vendlindjen e saj. Krahas fermës ata po rrisin edhe dy vajza, krejt ndryshe nga rritja në qytet, por me arsim e edukim.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto