Dhoma Ekonomike e Gruas u kërkon institucioneve financiare të rrisin kreditimin për gratë - Business Magazine Albania

Dhoma Ekonomike e Gruas u kërkon institucioneve financiare të rrisin kreditimin për gratë

Dhoma Ekonomike e Gruas

Studimet tregojnë se gratë janë prekur më shumë nga pandemia, ndërkohë ato kanë më pak akses në financim, për shkak të hendekut të lartë gjinor në të ardhura.

Dhoma Ekonomike e Gruas, me pjesëmarrjen e rreth 100 grave sipërmarrëse në vend, zhvilloi forumin online “Gratë në Biznes në 2021”. Sfidat e gruas në biznes, ishin kryefjalë e këtij takimi, ku Dhoma theksoi nevojën e rritjes së financimit të grave në biznes.

Kryetarja e Dhomës Antolena Hako, tha se, ndër pengesat më të mëdha të grave është aksesi i ulët në shumë shërbime, përfshirë ato financiare. “Dhoma është e bindur se orientimi i parasë tek gruaja do të japë rezultate të dukshme dhe do të jetë produktive. Ndaj sugjerojmë programe grantesh për gratë, si dhe financim me interesa të ulëta. Kjo është një nevojë emergjente në kushtet e pandemisë, kur gratë rezultojnë të jenë prekur më shumë, sipas të gjitha studimeve”.

Sipas znj.Hako, “Vizioni i Dhomës është të krijojë kushte më të favorshme, ku gruaja ka më tepër mundësi dhe hapësirë për të punuar dhe dhënë kontributin e saj, duke krijuar kështu një shoqëri më të barabartë”.

Ministrja e Finanave Anila Denaj, tha në fjalën e saj se, duhet të synojmë barazi gjinore në të gjithë aktivitetet tona, duke theksuar se asnjë aktor nuk funksionon dot më vete, duke ftuar kështu për kontribut të përbashkët nga të gjitha palet.

Krijimi i kushteve paraprake për të pasur më shumë mundësi financimi, ishte një kërkesë e ngritur edhe nga z. Silvio Pedrazzi, drejtues i Bankës Intesa Sanpaolo në Shqipëri. Një nja prioritetet sipas tij duhet të jetë: Qeverisja dhe konsistenca, masat e ndërmarra. “Kam një sygjerim për
nivelin qeveritar. Duhet të vendosim disa politika për barazinë gjinore dhe t’i zbatojmë këto politika.    Ne mund të ndryshojmë menatlitetin përmes politikave të qeverisjes ne lidhje me bizneset. Ne do të rrisim portofolin e të gjitha biznesve që përfaqësohen nga gra”.

Një qasje pozitive ndaj grave në Shqipëri paraqiti zonja Elsa Hastad, ambasadore e Suedisë në vendin tonë. Ajo tha se, gruaja duhet të fuqizohet përmes financimit dhe rritjes së kapaciteteve të menaxhimit. Por vuri në dukje se, “Përfshirja e grave në biznes është rritur, por shifrat mbeten në nivele të ulëta vetëm 24,8% dhe pjesës më të madhe të tyre i duhen fonde. Prandaj, Suedia dhe Berzh janë në Shqipëri për të mbështetur gratë”.

Znj. Ardiola Hristic, Menaxhere e Programit të BERZH “Këshilla për Bizneset e Vogla” prezantoi arritjet dhe mundësitë e përfshirjës së këtij programi, duke sjellë shembuj konkretë të sipërmarrjeve të fuqizuara përmes këtij programi. Partner në këtë program është Banka Intesa San Paolo, përfaqësuesja e së cilës prezantoi kriteret e financimit.

Programet e mbështetjes nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve u prezantuan nga znj. Dilfirus Vrioni, Drejtore e Marketingut, Kërkim dhe Analizës pranë AIDA-s.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0