Zoom parashikon rritje të mëtejme - Business Magazine Albania

Zoom parashikon rritje të mëtejme

Zoom

Shefi i Zoom-it, Eric Yuan, biznesi i të cilit ka shpërthyer gjatë pandemisë së koronavirusit, tha se puna nga shtëpia do të mbetet. Kompania e video-konferencave tha se pret që shitjet e saj të rriten më shumë se 40% këtë vit, duke arritur më shumë se 3.7 miliardë dollarë.

Parashikimi bëri që aksionet në kompani të rriten mbi 6%, në tregtinë në Nju Jork. Zoom tha se nuk pret që rritja të vazhdojë me ritmin e vitit të kaluar, por, deri më tani, “biznesi mbetet i fortë”.

Shitjet e firmës në tre muajt e fundit të vitit 2020 janë rritur për 370% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, duke arritur në 882.5 milionë dollarë. “Tremujori i katërt ka shënuar një përfundim të fuqishëm të një viti të pashembullt për Zoom-in. Derisa bota del nga pandemia, puna jonë vetëm sa ka filluar”, tha shefi i kompanisë, Eric Yuan.

Lexo: Lodhja nga Zoom është e vërtetë. Këto janë 4 mënyra praktike për ta përballuar

Pandemia ka bërë që shumë biznese në botë ta bartin punën nga zyra në shtëpi dhe Zoom është bërë një nga platformat e domosdoshme praktikisht brenda natës.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0