Familjet e prekura nga tërmeti/ Rritet fondi i rezervave të shtetit - Business Magazine Albania

Familjet e prekura nga tërmeti/ Rritet fondi i rezervave të shtetit

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të mërkurë ndryshimet në ligjin për sistemin e taksave vendore, duke iu dhënë të drejtën të gjithë pronarëve të banesave të dëmtuara nga lëkundjet e tërmetit që të ndërtojnë banesat pa paguar këtë taksë.

“Përjashtohen nga pagesa e kësaj takse investimet për rindërtimin, riparimin apo restaurimin e ndërtesave të destinuara për qëllime banimi, të dëmtuara si pasojë e fatkeqësive natyrore, sipas përkufizimit të dhënë në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen civile” thuhet në VKM. Ndërkohë të gjitha banesat e raportuara si të dëmtuara, duhet të plotësojnë disa kushte dhe të dorëzojnë dokumente që të përfitojnë përjashtimin nga ky detyrim që po ashtu do të përcaktohen me VKM.

Po ashtu familjet e prekura nga tërmeti nuk do të paguajnë as taksën e infrastrukturës në momentin që do të aplikojnë për tu pajisur me lejen e rindërtimit apo restaurimit të banesave të tyre. E paralajmëruar disa orë më parë nga kryeministri Edi Rama, Këshilli i Ministrave ka vendosur që ndërtuesit duhet ti dorëzojë blerësit të banesës përveç kontratës së pronësisë edhe një kontratë sigurimi me afat 10 vjeçar, e cila do të bëjë të mundur edhe mbulimin e dëmeve të ndërtesës, që shfaqen pas lidhjes së kontratës së kalimit të pronësisë. Kjo iu jep mundësinë qytetarëve që nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, banesat që blejnë të jenë të siguruara nga fatkeqësi të tilla siç ishte tërmeti i 21 shtatorit.

“Limiti i përgjegjësisë së kontratës së sigurimit nuk duhet të jetë më i ulët se vlera totale e çmimit të shitjes të përcaktuar në kontratën e kalimit të pronësisë së pasurisë paluajtshme” thuhet ndër të tjera në VKM.

Po ashtu siç ishte paralajmëruar janë shtuar në fondin e rezervave të shtetit 500 mijë lekë të reja, duke e rritur fondin nga 1.5 milionë lekë që ishte në 2 milionë lekë. Ky fond do të shkojë për familjet e dëmtuara nga tërmeti përveç fondit të emergjencave që është 130 milionë lekë.

Duke qenë se gjatë lëkundjeve të tërmetit ka pasur shumë defekte dhe bllokime të qytetarëve në ashensor, Këshilli i Ministrave me kërkesë të Ministrisë së Financave ka vendosur që brenda datës 31 dhjetor 2020 kompanitë të kenë kryer ekzaminimin e të gjithë ashensorëve që janë vendosur në shërbim deri në fund të këtij viti.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0