Mbyllja në ora 20.00, masat antiCovid mbeten në fuqi - Business Magazine Albania

Mbyllja në ora 20.00, masat antiCovid mbeten në fuqi

Komitetit Teknik i Ekspertëve la në fuqi masat anti-Covid, me argumentin se ato që u vendosën para 2 javëve po japin efekt, ndaj nuk u shkua drejt uljes së orës së ndalimqarkullimit, apo edhe drejt një mbyllje fundjave apo 2 javore.

“Masat kanë filluar ta japin efektin e tyre, ndaj mbetemi aty, duke i vlerësuar më ngushtësisht në kohëra më të ngushta efikasitetin e kësaj tendence ulje. Pra po e përsëris masat që vazhdojnë të ngelen në fuqi, janë ato të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve, duke nisur nga ora 20:00 deri në 06:00,” shpjegoi Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

Duke shpjeguar më tej situatën epidemiologjike Drejtoresha e ISHP, Albana Fico tha se janë rritur edhe më tej infektimet tek moshat e reja. Sipas Ficos reth 79% e rasteve të dy javëve të fundit janë të moshave nga 24-54 vjeç.

“Mesatarja ditore e javës së 7-të e rasteve të konfirmuara ka pësuar një rënie. Pozitiviteti i mostrës mbetet i qëndrueshëm. Ajo çka është në totalin e personave të cilëve testohen, sa prej tyre konfirmohen ose janë pozitivë. Incidenca dy javore dhe pse mbetemi në një transmetim komunitar të gjerë ka një tendencë ulje. Mbetet konstante tek 1.7. Ajo që dua të sjell në vëmendje ka qenë që moshat kanë ndryshime dinamike. Moshat 24-35, 45-54 kanë një shtim të numrit të rasteve. Nëse do duam ta vlerësojmë ndryshimin dinamik të përfshirjes së mostrave nga dy javëshi pararendës, moshat nga 24-35, 45-54 janë 79% e rasteve pozitive,” shpjegoi Fico.

Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico ka pranuar de facto praninë e mutacioneve të reja të COVID-19 në Shqipëri, ose ndryshe variantet e reja të koronavirusit. Në mbledhjen e sotme të Komitetit të Ekspertëve, Fico tha se ka një komunikim dhe informacion të përditshëm me laboratorin ku janë dërguar mostrat por se ka radhë. Megjithatë ajo tha se me firmën apo pa firmën e Anglisë ka dyshime të arsyeshme, nisur nga shifrat për praninë e varianteve të reja.

“Kur futet mostra për t’u sekuencuar ka një kohëzgjatje të caktuar, algoritmi i leximit të saj është tepër profesional. Mostrat janë cacur në laboratorin më të mirë në botë. Informacioni dhe komunikimi është i përditshëm. Nuk ka prioritizim, aty ka radhë, i ke dërguar dhe duhet të presësh.

Me mutacion, pa mutacion, ne kemi shifra ku kemi një dyshim të arsyeshëm. Ky dyshim i arsyeshëm që na vjen nga laboratori, fakti që kemi një dinamikë moshore të ndryshuar, fakti që u përballëm me një rritje të pozitiviteti menjëherë janë të gjithë elementë që me firmën apo pa firmën e Anglisë kemi dyshime të arsyeshme. Të marrim të mirëqenë faktin që virusi është këtu, ka një trend që ka treguar një veçori”, deklaroi Fico.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0