“Bosch” dhe “Microsoft” së bashku për makinat e së ardhmes - Business Magazine Albania

“Bosch” dhe “Microsoft” së bashku për makinat e së ardhmes

Kompania “Bosch” ka zyrtarizuar një marrëveshje bashkëpunimi me “Microsoft” për të zhvilluar një platformë programesh që lejon integrimin e përsosur midis makinave të lidhura dhe Cloud. Ky program bashkon aftësitë e tyre përkatëse në sektorin e automobilave dhe Cloud Computing për të formuar gjeneratën e ardhshme të programeve për automjetet motorike.

Platforma e re, e cila do të bazohet në “Microsoft Azure” dhe do të përfshijë module programesh nga “Bosch”, do të lejojë zhvillimin e programit që do të shkarkohet përmes Cloud në njësitë e kontrollit dhe kompjuterët e automjetit, një prerogativë që do të thotë qasje më e shpejtë për përdoruesit te funksionet e reja dhe shërbimet dixhitale.

Nga këndvështrimi i prodhuesve të makinave, bashkëpunimi Bosch Microsoft do të çojë në risi në zhvillimin e mjeteve që rrisin efikasitetin dhe ulin kostot e zhvillimit të softverit të automjeteve. Të dy kompanitë synojnë ta bëjnë të disponueshme platformën e re të programit për prototipet e para të automjeteve deri në fund të vitit 2021.

ANSA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0