Firmoset marrëveshja për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës - Business Magazine Albania

Firmoset marrëveshja për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Pas një përpjekjeje mbi 3 vjeçare dhe një debati të thekshëm dy vite më parë në Komision me Ministrinë e Ekonomisë për heqjen e fodneve nga buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës për hekurudhën shqiptare, qeveria shqiptare firmosi sot, të mërkurën kontratën për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e segmentit të aeroportit të Rinasit.

“Projekti për rehabilitimin e linjës hekurudhore nga Durrësi në Tiranë dhe lidhja me aeroportin ndërkombëtar të Tiranës është një ndër projektet prioritare të Qeverisë Shqiptare, përcaktuar edhe në dokumentet strategjikë kombëtar dhe njëkohësisht pjesë e axhendës të konektivitetit të Procesit  të Berlinit, e cila parashikon lidhjen e përmirësuar të rrjeteve të transportit dhe energjisë brenda Ballkanit Perëndimor, si një faktor nxitës për rritjen ekonomike.”- u shpreh ministrja Balluku.

Ajo vijoi më tej se “Linja hekurudhore Tiranë-Durrës është aktualisht, dhe sot që flasim një pjesë e ngarkuar përsa i përket trafikut të udhëtarëve, pasagjerëve, por edhe të mallrave. Megjithatë nuk duhet harruar që kjo hekurudhë është ndërtuar në vitin 1951, ka pasur një rehabilitim të saj në vitin 1996 dhe ka më shumë se dy dekada e amortizuar dhe në nevojë të plotë për një rehabilitim të thellë, por sigurisht ky investim nuk do mbetet i vetmi në rrjetin tonë hekurudhor pasi në planet tona afatmesme ne kemi dhe rehabilitimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit dhe të linjës Pogradec-Korçë duke shtuar dhe linjën e re Korçë-Kapshticë, të cilat parashikohet të rivitalizojnë të gjithë sistemin hekurudhor në Republikën e Shqipërisë.”

Projekti parashikon rehabilitimin e linjës ekzistuese nga stacioni Qendror i Durrësit, i cili është ekzistues, deri në vendndodhjen e ardhshme të Terminalit të Transportit Publik të Tiranës, i cili është një projekt që po dizenjohet me shumë skurpolozitet nga Bashkia e Tiranës, si dhe ndërtimin e një linje të re hekurudhore prej 5.7 kilometrash e cila do të lidhë nyjen me aeroportin e Rinisnit.

Ky projekt do të mundësojë multi-modalitetin e sistemit të transportit në zonën metropolitiane Tiranë-Durrës nëpërmjet krijimit të një rrjeti të integruar dhe efikas duke mbuluar kështu zonën me aktivitetin më të lartë ekonomik në Republikën e Shqipërisë.

Arteria e re hekurudhore do të sjellë një risi në lëvizjen e pasagjerëve drejt aeroportit ndërkombëtar të Tiranës, aeroportit “Nënë Tereza” që do të konkurrojë drejtpërdrejtë përdorimin e automjeteve private, duke ndikuar edhe në lehtësimin e trafikut të rënduar në oraret e pikut të lëvizjes.

Nga ana tjetër rehabilitimi i linjës ekzistuese do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e lëvizjes së qytetarëve midis dy qyteteve të mëdha të Shqipërisë dhe do të zvogëlojë distancën kohore midis Tiranës dhe Durrësit gati në 22 minuta dhe nga Tirana në aeroportin e Rinasit vetëm 12 minuta. Përmes përmirësimit të infrastrukturës dhe operimeve hekurudhore do të sigurohet një regjim miqësor për mjedisin.

“Shmangia e bllokimeve të trafikut rrugor mes Tiranës dhe Durrësit dhe aeroportit të Rinasit sigurisht si dhe reduktimi i ndotjes së ajrit nga trafiku i rënduar i automjeteve në këto dy qytete. Projekti do të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme edhe në krijimin e vendeve të reja të punës pasi parashikohen që të punësohen rreth 2200 punonjës, ndërkohë që kursimet nga përdorimi i hekurudhës të krahasuar me përdorimin e automjeteve private do të jenë rreth 55 milionë euro në vit. “- u shpreh Balluku.

Sipas parashikimeve kontraktuale punimet do të përmbyllen brenda një afati 30 mujor ose e thënë ndryshe në verën e vitit 2023. Duke përgëzuar të gjithë ekipin për punën e deritanishme uroj që hekurudha shqiptare si përfitues i projektit dhe INC SPA si zhvillues i tij të kenë në vijim një marrëdhënie të shkëlqyer bashkëpunimi deri në rijetësimin dhe modernizimin e hekurudhës Tiranë-Durrës për ti dhënë Shqipërisë dhe qytetarëve tanë një alternativë transporti më të mirë, eficente dhe miqësore me mjedisin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0