Standard & Poor’s (S&P) konfirmon për Shqipërinë vlerësimin “B+” me perspektivë “të qëndrueshme” - Business Magazine Albania

Standard & Poor’s (S&P) konfirmon për Shqipërinë vlerësimin “B+” me perspektivë “të qëndrueshme”

Standard & Poor’s

 Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit Standard & Poor’s (S&P), në rishikimin më të fundit të saj, konfirmon për Shqipërinë vlerësimin “B+” me perspektivë “të qëndrueshme”.

S&P parashikon që në vitin 2021 ekonomia të rritet me rreth 4.5%, me supozimin që nuk do të ketë një valë tjetër të fortë të infektimeve, e cila mund të çonte në një mbyllje tjetër të fortë, si dhe vlerëson që Pandemia COVID-19 dhe kufizimet e lidhura me lëvizjen e njerëzve, bënë që ekonomia e Shqipërisë të kontraktohej me rreth -5% në vitin 2020.

Pandemia ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë veçanërisht në sektorin e turizmit. Impakti i këtij sektori në ekonominë shqiptare sipas vlerësimit të Standard & Poor’s mund të jetë edhe më i theksuar se në vendet e rajonit për shkak të peshës më të lartë që zë ky sektor në Shqipëri.

Sipas S&P, qeveria arriti të sigurojë kredi nga Institucione Financiare Ndërkombëtare dhe arriti të emetojë një Eurobond të suksesshëm në tregjet ndërkombëtare për të financuar hendekun fiskal dhe për të ndaluar presionet e bilancit të pagesave.

Lexo: Europol shkatërron një rrjet të sulmeve kibernetike

Sipas agjensisë së vlerësimit, humbjet në të ardhura, shpenzimet shtesë të lidhura me pandeminë, si dhe shpenzimet kapitale të rritura bënë që deficiti në 2020 të zgjerohej në rreth 6.7% të PBB-së, nga 1.9% në 2019. Agjencia e konsideron të lartë këtë nivelin aktual të borxhit dhe vlerëson ekspozimin ndaj rreziqeve të mundshme fiskale. Agjencia projekton që raporti i borxhit të përgjithshëm të qeverisë ndaj PBB-së pasi të arrijë në rreth 77% të PBB-së në vitin 2021, pritet të bjerë duke nisur nga viti 2022 dhe ndërkohë që ekonomia rekuperohet, shuhet gradualisht efekti i masave mbështetëse.

Agjencia shprehet se disa përpjekje të qeverisë do të mbështesin konsolidimin në vitet e ardhshme.

Qeveria Shqiptare pret që të zbatojë një strategji afatmesme të të ardhurave për të rritur mbledhjen e të ardhurave.

Qeveria Shqiptare ka filluar zbatimin e një sërë sistemeve, përfshirë atë të Fiskalizimit për të siguruar mirëadministrim fiskal, për të modernizuar sistemin ekzistues fiskal dhe për të siguruar rritje të të ardhurave ndaj PBB-së në mbi 30% në vitet e ardhshme.

 

S&P shprehet se për të rivendosur disiplinën fiskale, amendimet e fundit të bëra nga autoritetet në ligjin organik të buxhetit sanksionojnë që qeveria duhet të arrijë dhe të mbajë një balancë primare pozitive prej vitit 2023 e në vijim.

Ky sugjerim i shtohet rregullit ekzistues së uljes të borxhit, i cili kërkon një rënie në raportin e borxhit të përgjithshëm të qeverisë ndaj PBB-së deri sa ai të arrijë në nivelin 45%.

Për këtë Ministria e Financave dhe Ekonomisë në parashikimet makro-fiskale, është angazhuar për një rikthim drejt konsolidimit fiskal, ashtu sikundër në periudhën 2013-2019.

Sipas S&P, autoritetet po ndjekin në mënyrë aktive përpjekjet për të përmirësuar profilin e borxhit publik, i cili aktualisht karakterizohet nga risku i rifinancimit dhe ai i kursit të këmbimit. Maturiteti mesatar i borxhit publik kohët e fundit është rritur, por mbetet relativisht i shkurtër, në 4.5 vjet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0