Spotify, zgjedhja e muzikës sipas ndjenjave - Business Magazine Albania

Spotify, zgjedhja e muzikës sipas ndjenjave

Transmetuesi i muzikës, “Spotify”, ka menduar të përzgjedhë muzikën duke u bazuar në gjendjen emocionale të përdoruesit. “Platforma e njohur e transmetimit të muzikës, ka marrë kohët e fundit një patentë, që bazohet në njohjen e zërit dhe është në gjendje të kuptojë tonin e tij dhe kontekstin në të cilin ndodhen përdoruesit dhe më pas të sugjerojë këngë dhe zhanre muzikore përkatëse”, shkroi faqja e specializuar “9to5Mac”

Ndër opsionet e ndryshme të propozuara figurojnë: festë, grupi i vogël, përqendrim, i/e vetmuar, ​​etj. Kërkesa për patentë daton që nga viti 2018. Shërbimi ka tashmë mbi 320 milionë përdorues aktivë në të gjithë botën. Kompania ka siguruar, gjithashtu, se të gjitha zbatimet në të ardhmen do të bëhen në një mënyrë etike dhe transparente drejt privatësisë së klientëve të saj.

LEXO: Spotify/ Si dhe sa paguhen këngëtarët në këtë platformë

Të pyetur pyetur nga faqja Pitchfork për një koment mbi kohën dhe mënyrat e aplikimit të kësaj patente të re, Spotify u përgjigj: “Ne kemi paraqitur kërkesa për patentë për qindra shpikje dhe rregullisht paraqesim aplikime të reja. Disa nga këto patenta bëhen pjesë e produkteve të ardhshme, ndërsa të tjerë jo. Ambicia jonë është të krijojmë përvojën më të mirë në dispozicion, por për momentin nuk kemi asnjë lajm për të ndarë “.

ANSA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0