Intesa Sanpaolo është vlerësuar si ‘Banka e Vitit në Evropën Perëndimore’ dhe ‘Banka e Vitit në Itali’ nga “The Banker”, botim i grupit Financial Times. Çmimi shënon herën e parë që një bankë italiane merr vlerësimin si banka më e mirë në Evropën Perëndimore.
Në zgjedhjen e tij, paneli i ekspertëve ndërkombëtarë të “The Banker” konsideroi performancën e lartë financiare të Intesa Sanpaolo dhe bashkimin e suksesshëm me UBI Banca që ka krijuar një kampion bankar italian në gjendje të konkurrojë me sukses në nivelin evropian. Paneli i dha një rëndësi të veçantë rolit jetësor që Intesa Sanpaolo ka luajtur në mbështetjen e ekonomisë italiane dhe komunitetit gjatë gjithë pandemisë COVID-19.
Marco Elio Rottigni, Drejtor i Divizionit Ndërkombëtar të Filialeve të Bankave të Grupit Intesa Sanpaolo, deklaroi: “Intesa Sanpaolo është një nga grupet bankare më të mira në Evropë dhe spikat për rezulatet e pasqyrave financiare të saj. Pas bashkimit me UBI, Intesa Sanpaolo qëndron në pozitat e para në renditjen e zonës Euro sipas kapitalizimit të tregut, duke qenë gjithashtu ndër bankat më të mira evropiane sipas disa treguesve të performancës dhe atyre financiare. Njohja nga “The Banker” si ‘Banka e Vitit në Evropën Perëndimore’ reflekton jo vetëm këto arsye të rëndësishme, por edhe faktin që blerja e UBI ka hapur rrugën për teknika inovative të bashkimit bankar, të vlerësuara dhe aprovuara nga autoritetet rregullatore. Përkatësia në një grup të tillë bankar prestigjioz dhe solid i vë filialet tona ndërkombëtare në pozicionin për të qenë kontribues të rëndësishëm në suksesin e Grupit, pasi ata përfitojnë plotësisht në tregjet e tyre nga mundësitë e përbashkëta, sinergjitë dhe praktikat më të mira. Pandemia COVID e ka bërë këtë edhe më të rëndësishme, dhe së bashku ne kemi nisur iniciativa konkrete për të mbështetur ekonomitë lokale, klientët tanë dhe njerëzit tanë, duke krijuar vlerë të shtuar për vendet në të cilat vepron Grupi.”
Silvio Pedrazzi, DPE i Intesa Sanpaolo Bank Albania, deklaroi: “Njohja e rëndësishme e fituar nga Intesa Sanpaolo reflekton gjithashtu kontributin dhe rolin e luajtur nga Intesa Sanpaolo Bank Albania në Shqipëri gjatë viteve, si një ofrues i besueshëm i zgjidhjeve financiare në mbështetje të familjeve dhe bizneseve. Në përputhje me vlerat e Grupit, ne i kushtojmë vëmendje të veçantë të gjithë aktorëve, pasi ka qenë veçanërisht e nevojshme gjatë krizës aktuale të pandemisë, kur ne mobilizuam me shpejtësi aftësitë tona teknologjike dhe ekspertizën financiare për të miratuar masa për të mbrojtur dhe mbështetur jo vetëm punonjësit tanë por dhe klientët tanë.”
Rreth Intesa Sanpaolo Bank Albania
Intesa Sanpaolo Bank Albania është një bankë kryesore në vend që u ofron kompanive, klientëve institucionalë e privatë me të ardhura të larta si dhe klientëve individë e biznese të vogla e të mesme zgjidhje të arsyeshme përmes shërbimeve e produkteve të shkëlqyera. Banka i ofron shërbimet e saj përmes një rrjeti prej 35 degësh në qytete të ndryshme të vendit dhe vazhdon të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
Për inovacionet në biznes dhe përmirësimin e shërbimit Intesa Sanpaolo Bank Albania frymëzohet nga klientët e saj. Banka përmes programit të saj “Ju Dëgjojmë 100%” dhe anketimit të përvitshëm për kënaqësinë e klientit merr të dhënat mbi të cilat ndërton strategjinë e saj të biznesit dhe planin e veprimit.
Rreth Grupit Intesa Sanpaolo
Intesa Sanpaolo është një nga bankat më solide dhe fitimprurëse në Evropë, e cila ofron menaxhim të ardhurash, produkte bankare për individë dhe korporata, investime dhe menaxhim asetesh dhe sigurime. Si lider i tregut në Itali, Intesa Sanpaolo u shërben gati 14.6 milion klientëve përmes kanaleve dixhitale dhe tradicionale. Bankat ndihmëse ndërkombëtare të Grupit sigurojnë 7.2 milion klientë shtesë në Evropën Qendrore Lindore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut. Intesa Sanpaolo njihet si një nga bankat më të qëndrueshme në botë. Grupi beson se krijimi i vlerës duhet interpretuar gjerësisht, duke mbështetur qëllimin shoqëror dhe duke nxitur ekonominë reale. Si pjesë e angazhimit të saj për rritje të qëndrueshme, Intesa Sanpaolo ka krijuar një strukturë financiare prej 5 miliardë eurosh kushtuar ekonomisë qarkulluese. Projekti në shkallë të gjerë i Grupit për përfshirjen ekonomike dhe zbutjen e varfërisë përfshin një Fond për Mbështetje i cili siguron 1.2 miliardë € për financime për ato pjesë të shoqërisë që e kanë të vështirë mundësinë për financime. Intesa Sanpaolo është thellësisht e përkushtuar ndaj nismave kulturore që promovon vetë dhe së bashku me partnerë në Itali dhe jashtë saj, duke përfshirë ekspozitat e përhershme dhe të përkohshme të trashëgimisë së madhe kulturore dhe artistike në Gallerie d’Italia, tre muzetë e Grupit të vendosura në Milano, Napoli, Vicenza dhe së shpejti edhe në Torino.
Faqe Zyrtare : www.intesasanpaolobank.al
Për më shumë informacion: media.relation@intesasanpaolobank.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.