Babagjyshi sekret 2020, shkruani në adresën Poli i Veriut, Kutia Postare Nr. 47 - Business Magazine Albania

Babagjyshi sekret 2020, shkruani në adresën Poli i Veriut, Kutia Postare Nr. 47

Babagjyshi sekret 2020

Ardhja e periudhës më të bukur të vitit sjell bashkë me zbukurimet e dritat, edhe iniciativat për të plotësuar nevojat dhe dëshirat e personave në nevojë apo të atyre që për 11 muaj të vitit nuk kanë pasur mundësi të bëjnë realitet disa prej dëshirave të tyre më të mëdha.

Pikërisht, për këtë ka menduar Shoqata URA, e cila për 5 vite rradhazi tashmë pret biletën e Babagjyshit nga Poli i Veriut drejt në Shqipëri. Këtë vit i është bashkuar iniciativës edhe Raiffeisen Invest, për të bërë edhe më shumë fëmijë të lumtur.

Të gjithë fëmijët mund të nisin një letër, ku shkruajnë një dëshirë të tyren dhe ta nisin nëpërmjet postës më të afërt në adresën: Babagjyshi, Poli i Veriut, Kutia Postare Nr 47.

Lexo: Keni një dilemë mbi dhuratën perfekte për festat? Ja një zgjidhje praktike dhe origjinale

Nga ana tjetër, me marrjen e letrave nis thirrja e të gjithë personave të njohur e të panjohur që duan të jenë për fundvit Babagjyshë Sekretë dhe të plotësojnë dëshirat e një apo më shumë letrave që vijnë në adresë të Babagjyshit, të cilat mund t’i gjejnë në faqen: www.babagjyshisekret.al
Kështu, të gjithë ata që duan të jenë Babagjyshë të Vitit të Ri për një ditë, kanë tashmë mundësinë të jenë të tillë dhe të bëjnë dikë të lumtur.

Përgjatë 4 viteve, në postën e Babagjyshit kanë mbërritur gjithsej 9100 letra, ku 6924 prej tyre janë publikuar dhe 3008 janë dëshira të plotësuara.
Kjo ka bërë që organizatorët të punojnë për publikimin e një libri në bashkëpunim me autoren Persida Asllani dhe shtëpinë botuese PEGI, të sjellin një libër për të gjithë fëmijët e moshave 5 – 14 vjeçë.

“Udhëtimi i Babagjyshit në qytetin e 1001 dritareve” – quhet libri që sjellë për lexuesit e vegjël dhe të rritur, jetesën e Elfëve dhe Babagjyshit në Polin e Veriut, të cilët zbresin në qytetin e BERATIT.

Librin e blini online ose fizikish https://www.babagjyshisekret.al/libri-i-babagjyshit/

Jo vetëm kaq, po në këtë vit të pestë, “elfët” kanë publikuar edhe një këngë që do të kthehet në kolonë zanorë të festave të Fundvitit dhe të gjithë këtij proçesi të bukur, këngë që është realizuar nga Venera Lumani, Lind Islami dhe Elgi Doda.

Dëgjojeni këngën Këtu

Prandaj, nëse nuk keni dërguar akoma dëshirën tuaj, shkruajeni tani dhe nisen në adresën e Babagjyshit, Poli i Veriut, Posta nr. 47… dhe nëse keni dëshirë të jeni një prej Babagjyshërve Sekretë të këtij viti, vizitoni faqen www.babagjyshisekret.al

Festat janë më të bukura kur të gjithë janë të lumtur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0