Të gjithë kanë ëndrra, por të paktë janë ata që punojnë për t'i arritur - Business Magazine Albania

Të gjithë kanë ëndrra, por të paktë janë ata që punojnë për t’i arritur

ëndrra

Young Women Entrepreneurship Program, themeluar nga Keti Gjipali dhe realizuar me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA në Tiranë, pati 100+ aplikime nga vajza dhe gra të qyteteve Shkodër dhe Vlorë dhe 20+ pjesëmarrëse.

Ky program përfshiu mbi 60 orë Trajnim, Mentorim & Networking, nën drejtimin e Keti Gjipali dhe suportin e Jona Rizvanolli dhe Anisa Lloja, Alumni të Programeve të Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për më shumë detaje rreth ecurisë së programit mund të ndiqni artikullin paraardhës nga BusinessMag.

Të shtunën që kaloi u mbajt eventi final ‚Pitching Day‘, i cili ishte edhe në kuadër të ‚Global Entrepreneurship Week‘, ku 8 finalistet nga Shkodra dhe Vlora, prezantuan 6 idetë e tyre në ambjentet e Coolab Tirana. Të pranishëm ishin Albana Muçaj, nga Dhoma Ekonomike e Gruas, dhe Albina Haxhijaj, COO e Forcontact Europe, diskutimi me të cilat mundësoi një feedback konstruktiv për secilën nga idetë finaliste. Bizneset e prezantuara ishin nga më të larmishmet:

Romina Mino – Agriculture Parts – Vlorë

Glenda Matlija – Riviera Farm – Shkodër

Helga Sallaku – Globe TIK & Language Education – Shkodër

Bojkena Bani & Blerina Lalaj – Diellza – Vlorë

Marjana Llanaj – Studio Kontabiliteti Llanaj – Vlorë

Ana Lena & Brikena Lena – Passiflora – Vlorë

Finalistet, por edhe pjesëmarrëset e tjera, do të vijojnë të marrin mbështetje nga programi me mentorim dhe lidhje biznesi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0