Gjyq historik, Sarkozy të hënën në gjykatë, i pari president francez - Business Magazine Albania

Gjyq historik, Sarkozy të hënën në gjykatë, i pari president francez

Nicolas Sarkozy, ish-presidenti francez, do të paraqitet të hënën në gjykatë si i akuzuar për korrupsion. Kjo është çështja e parë nga disa hetime që janë ndërmarrë ndaj politikanit të krahut të djathtë i cili udhëhoqi Francën midis 2007 dhe 2012, raporton ‘The Guardian”.

Sarkozy del në gjykatë për herë të parë  pas disa vitesh përpjekje nga ana e tij për të hequr apo anuluar akuzat. Sarkozy është vënë në shënjestër nga një sërë hetimesh ligjore – që lidhen nga akuzat për tentativë korruptimi të një gjykatësi të lartë përmes avokatit të tij e deri tek ato për përfitim të fondeve të paligjshme nga lideri i ndjerë libian Muammar Gaddafi gjatë fushatës së 2007.

Nga disa analiste në Francë kjo ngjarje është konsideruar si historike për drejtësinë në Francë pasi është hera e parë që një president do të paraqitet në gjykatë si i akuzuar për korrupsion.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0