Mirela Sula, folëse në konventën "Suksesi është Qëllimi Yt" - Business Magazine Albania

Mirela Sula, folëse në konventën “Suksesi është Qëllimi Yt”

Mirela Sula

Mirela Sula CEO & themeluese e GLOBAL WOMAN do të jetë folëse në konventë. Ajo ka 7 vite që jeton në Londër dhe udhëheq një nga organizatat më të mëdha për gratë sipërmarrëse në botë. Para se të shkonte në Londër, Mirela ka punuar si lektore e psikologjisë në universitetin e Tiranës. Gjithashtu, Mirela ka koordinuar “Rrjetin e Grave për barazi në Vendimmarrje” dhe ka drejtuar “Qendrën Shqiptare të Psikoterapisë Pozitive”. Mirela njëkohësisht ka drejtuar revisten “Psikologjia” dhe “Psikostil”. “Mos e Lër Mendjen të Ikë” ka korrur një sukses, jo vetëm për lexuesit shqiptarë, por në mbarë botën.


Ky libër është botuar gjithashtu në Amerikë dhe Turqi dhe ështe bestseller në Amazon.

Mirela është sipërmarrëse e tri organizatave të suksesshme në Londër: “Albanian Woman”, “Migrant Woman” dhe “Global Woman” dhe është ftuar në mbarë botën si lektore për të folur në konferenca të ndryshme. Në 2015, Mirela është zgjedhur si “Gruaja Frymëzuese e Vitit” dhe më pas ështe vlerësuar me cmime të nëpasnjëshme në mbarë botën.

Lexo: Si të bëni shitje nëse jeni person introvert?

Aktiviteti i Mirelës është pasqyruar edhe në disa media të mëdha britanike si BBC Radio Women’s Hour; The Guardian, London Live, Evening Standard, Sky TV etc. Sot Mirela është kthyer në një shembull frymëzimi në mbarë botën për lëvizjen globale që ka krijuar për të ndihmuar gratë në rritjen e konfidences dhe fuqizimin financiar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0