Miqësor me mjedisin? Bashkia e Tiranës mbështet biznesin tuaj - Business Magazine Albania

Miqësor me mjedisin? Bashkia e Tiranës mbështet biznesin tuaj

Bashkia e Tiranës

Sipërmarrje të vogla që do aplikojnë parimet e ekonomisë së gjelbër në Tiranë kanë mundësi të përfitojnë grante me 500 lekë pranë Bashkisë së Tiranës.

Vendimi i Ministrisë së Financave, parashikon që projekti të zbatohet për sipërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në territorin e Bashkisë së Tiranës. Ajo do të jetë përgjegjëse për zbatimin e planit të ndihmës për periudhën 2020-2022.

Për dy vite, vlera totale e fondit do të jetë 36 milionë lekë. Vlera e fondit për secilin vit do të jetë 12 milionë lekë. Vlera prej 500 mijë lekë do të mbështese 80% të kostove të pranueshme të projektit.

Ky plan ndihme shtetërore në formën e granteve synon të rrisë konkurrencën dhe të fuqizojë disa ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në treg.

Sipas Vendimit të publikuar tashmë në fletoren zyrtare:

Bashkia e Tiranës, brenda datës 31 mars të çdo viti, duhet të paraqesë raport për impaktin e ndihmës shtetërore gjatë vitit paraardhës financiar. Raportet e zbatimit duhet të përmbajnë informacion të detajuar mbi shpenzimet e bëra dhe produktet e arritura. Sakaq, të gjitha për zbatimin e skemës duhet të ruhen deri në dhjetë vjet, pasi ndihma e fundit individuale të jetë dhënë në kuadër të kësaj skeme.

Kostot që do të mbulojë ndihma shtetërore:

-kostot e investimit në asete të prekshme dhe të paprekshme,

-kostot e parashikuara të pagave, në lidhje me punësimin e krijuar drejtpërsëdrejti nga projekti i investimit, të përllogaritura gjatë një periudhe dyvjeçare,

– vendet e punës të jenë të krijuara në mënyrë të drejtpërdrejtë nga projekti i investimit,

– investimi do të konsiderohet si kosto e pranueshme, pra në asete të prekshme dhe/ose të paprekshme për ngritjen e një ndërmarrjeje të re apo zgjerimin e një ndërmarrjeje ekzistuese, për të diversifikuar prodhimin e një ndërmarrjeje me produkte të reja shtesë ose një ndryshim rrënjësor në procesin e përgjithshëm të prodhimit të një ndërmarrjeje ekzistuese.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0