Uro me kartolinat e Down Syndrome Albania. Sipërmarrjet dhe institucionet kanë një mundësi shumë të mirë e të ndryshme për të mbështetur.
Si çdo vit, Fondacioni Down Syndrome Albania (DSA), nxjerr në shitje për biznesin dhe institucione të ndryshme kartolina, të cilat mund të personalizohen me logon dhe mesazhin e urimit të institucionit blerës.
Modelet e kartolinave për urimet e vitit të ri 2021 janë gati.
Të ardhurat nga shitja e kartolinave ndihmojnë për ofrimin e shërbimeve terapeutike për fëmijët që frekuentojnë qendrën e shërbimeve “PRO PAK”.
Modelet e kartolinave përgatiten nga fëmijët me aftësi të kufizuara dhe sfida në zhvillim me ndihmën e terapistëve të tyre. Më pas këto modele fotografohen dhe përpunohen grafikisht.
Duke shpresuar në mbështetjen tuaj përmes blerjes së këtyre kartolinave, gjeni si më poshtë detajet mbi çmimet, afatet e marrjes dhe dorëzimit të porosive.
Produkti 1: Kartolina me dizenjo të ndryshme
- 100 – 300 kartolina (design i njëjtë) – 250 lekë/kartolinë (printim digjital)
- 301 – 600 kartolina (design i njëjtë) – 200 lekë/kartolinë, (printim në shtyp/offset)
- 601+ kartolina (design i njëjtë) – 190 lekë/kartolinë (printim në shtyp/offset)
Ky çmim përfshin zarf të thjeshtë për çdo kartolinë. Dizenjon e kartolinës mund ta ndryshoni për çdo 300 kartolina porosi. Pra, nëse në total do të porosisni 600 kartolina, ato mund të jenë 300 nga modeli A dhe 300 nga modeli B, por në këtë rast çmimi i kartolinës do të jetë 250 lekë, pavarësisht se totali i porosisë tuaj është 600 kartolina.
Lexo: Ja cilat janë dhuratat më të mira që mund të bëni për bizneset partnere
Përmasat e kartolinave janë: 10.5 x 16.5 cm (e palosur) dhe 21 x 16.5 e hapur.
Produkti 2: Kartolinë elektriktonike
20.000 lekë / design
Produkti 3: Zarf me motive festive, përmasa 18 x 12.5 cm
35 lekë/zarf (pavarësisht sasisë, çmimi mbetet i njëjtë)
Produkti 4: Zarf me motive festive dhe me logo të personalizuar
Zarfet nuk mund të brandohen me logon e kompanisë, por nëse dëshironi ta vendosni logon tuaj dhe në zarf, mund të realizohet me “sticker”. Ne mund t’ju japim ofertë ekstra sipas rastit/sasisë të zarfeve që do të porosisni.
DSA lëshon faturë tatimore të thjeshtë.
Porositë për sasitë 300+ do të merren deri me dt 25 nëntor. Kartolinat do të jenë gati për dorëzim pranë kompanisë ose për tërheqje nga zyrat e DSA mes datave 5-15 dhjetor.
Për çdo porosi të bërë pas datës 1 dhjetor, koha e dorëzimit është 7 ditë pune nga momenti i aprovimit të modelit të kartolinës dhe sasisë.
Kontakt: m.juka@dsalbania.org (Mirela Juka), e.zaimi@dsalbania.org ose info@dsalbania.org
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.