Për vrapues nga të gjitha anët e botës, për sportistët, gazetarët dhe për ata që rrotullohen rreth industrisë sportive: Nëntori nënkupton New York City Marathon, që këtë vit supozohej të festonte 50 vjetorin e tij. U planifikuan festime të mëdha, por për shkak të pandemisë nuk do të mbahet. Dhe para kësaj, maratonat e tjera të mëdha botërore u anuluan. Përveç kufizimeve aktuale për shkak të përhapjes së koronavirusit, vendimi për anulimin e Maratonës së New York-ut ishte për shkak të frikës nga shtrëngimi i masave në të ardhmen dhe pasigurisë për ardhjen e konkurrentëve të huaj.
Maratona e qytetit të New York-ut zhvillohet të dielën e parë të nëntorit. Eventi është ngjarja më e madhe sportive masive në botë; 55 mijë pjesëmarrës, plus dyqind mijë aplikime. Mbi dhjetë mijë të huaj që marrin pjesë me Italinë dhe Francën për të garuar për vendin e parë midis kombeve që sjellin më shumë vrapues në New York. Mbi tre mijë. Ky 1 nëntor ishte një ditë e trishtuar. New York City humbi turmat e ‘’oqeanit’’ që pushtojnë rrugët. Nuk pati të ardhura ekonomike nga vrapuesit e maratonës dhe nga njerëzit që i shoqërojnë. Vetëm në fundjavën e maratonës, llogaritet se të ardhurat kapin shifrën e treqind milion dollarë. Një kontribut jo i vogël në ekonominë e qytetit.
LEXO: Atleti vrapon 350 kilometra për gjyshen e prekur me COVID-19
Ashtu si shumica e bizneseve gjatë kësaj periudhe, edhe maratona ka vendosur të zhvillohet online. Zhvillimi i garës online është një përpjekje për t’i dhënë jetë maratonës, ndërsa bota po përballet me pandeminë. Çdokush mund ta përfundojë garën këtë vit nga çdo cep i botës, për sa kohë që ata regjistrojnë një vrapim prej 26,2 miljesh midis 17 tetorit dhe 1 nëntorit. Ata që kanë paguar tarifën e regjistrimit kanë mundësinë e një rimbursimi ose regjistrimi automatik për Maratonën e 2021.
Për herë të parë, maratona e New York-ut nisi të mbahej në vitet 1970. Është një garë tradicionale, mbahet çdo vit dhe atletët kalojnë nëpër pesë pjesët e qytetit: Staten Island, Brooklyn, Queens, Bronx dhe Manhattan. “New York City Marathon” është një nga maratonat më të mëdha në botë, më pas pasojnë ato në Berlin, Boston, Chicago, Londër dhe Tokio.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.