Të jetosh me fistikët e shijshëm - Business Magazine Albania

Të jetosh me fistikët e shijshëm

fistikë

Përveç rasteve kur jeni alergjik, vështirë të ketë ndonjë arsye që nuk do t’i zgjidhnit fistikët e shijshëm dhe të mrekullueshëm kur mendoni për frutat e thata. Padyshim kënaqin shijen tonë, janë argëtuese dhe kanë benefite të shkëlqyera për shëndetn në aspekte të ndryshme. Fistikët (ose ndryshe stikat) janë kurdoherë pjesë e tavolinave të punës, gëzimeve familjare dhe vakteve të shpejta.

E dini që fistikët janë një nga frutat më ushqyese që mund të konsumoni? Vetëm një racion i vogël prej tyre përmban mbi 30 vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese të tjera të fuqishme për t’ju ndihmuar të digjni yndyrën, të përmirësoni kolesterolin dhe shëndetin e zemrës, të ekuilibroni sheqerin në gjak dhe madje të përmirësoni jetën tuaj seksuale! Kultivuar prej mijëra vitesh, fistikët kanë pafund për t’ju ofruar krahas shijes së mirë (keni provuar ndonjëherë të bëni pesto me to?). Nuk është për t’u habitur, por janë të shtrenjta për t’u blerë.

Këto kokrra të gjelbra të vogla janë të brishta, të kripura, të shijshme, kanë sasi të ulëta karbohidratesh dhe janë të mira për shëndetin tuaj! Përpos faktit se kanë shumë yndyrë (të shëndetshme) në përbërje, ato janë një nga ushqimet më të mira të djegies së yndyrës që mund të konsumoni. Më poshtë do të listoj disa benefite që mbështesin shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Lexo: Një pushim i mirë nuk është luks

1-Janë të pasura me vlera ushqyese: rreth 50 fistikë të cilët konsumohen së bashku përmbajnë: 159 kalori, 8 gram karbohidrate, 3 gram fibra, 6 gram proteina, 13 gram yndyra. Fistikët, janë veçanërisht një nga ushqimet më të pasura me vitaminë B6 – e rëndësishme për disa funksione trupore, përfshirë rregullimin e sheqerit në gjak dhe formimin e hemoglobinës. Fistikët janë gjithashtu të pasura me kalium, sasia prej 50 kokrrash që përmendëm përmban më shumë kalium se një banane.


2-Zotërojnë shumë antioksidantë: Mos harroni se antioksidantët janë jetikë për shëndetin tuaj. Ata parandalojnë dëmtimin e qelizave të shëndetshme dhe luajnë një rol kryesor në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të rënda, siç është kanceri. Fistikët përmbajnë më shumë antioksidantë sesa shumica e arrave, farave dhe frutave të tjera të thata. Në fakt, vetëm arrat përmbajnë më shumë antioksidantë. Fistikët kanë sasinë më të lartë të lutenit dhe zeaxanthit, dy antioksidantë shumë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ata mbrojnë sytë tuaj nga dëmtimet e shkaktuara nga drita blu dhe degjenerimi molekular i lidhur me moshën, gjendje në të cilën vizioni juaj qendror është i dëmtuar ose i humbur. Për më tepër, dy nga grupet më të bollshme të antioksidantëve në fistikë, si polifenolet dhe tokoferoli, mund të ndihmojnë në mbrojtjen nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Është interesante që antioksidantët në fistikë janë shumë të pranueshëm për stomakun. Prandaj, kanë probabilitet më të lartë të përvetësohen gjatë tretjes.

3-Kalori të ulëta, por sasi të lartë proteinash: Konsumimi i frutave të thata ka shumë përfitime shëndetësore, por janë të larta në kalori. Për fat të mirë, fistikët janë ndër të paktat e kësaj familjeje me kalori më të ulëta. Me proteina që përfshijnë rreth 20% të peshës së tyre, fistikët janë të dytat pas bajameve kur bëhet fjalë për përmbajtjen e proteinave. Ato gjithashtu kanë një raport më të lartë të aminoacideve thelbësore se çdo frut tjetër i thatë. Këto aminoacide konsiderohen të tilla, sepse trupi juaj nuk mund t’i prodhojë vetë ato, kështu që ju duhet t’i merrni nga dieta juaj ushqimore.

4- Ndihmon në humbjen e peshës: Pavarësisht se janë një ushqim i dendur me energji, fistikët janë një nga ushqimet më miqësore për humbjen e peshës. Ndërsa pak studime kanë parë efektet e tyre në peshë, ato që ekzistojnë janë premtuese. Fistikët janë të pasur me fibra dhe proteina, të dyja rrisin ndjesinë e të qenit të ngopur dhe ju ndihmojnë të hani më pak duke mbështetur ushqyerjen e zgjuar.

5- Promovojnë bakteret e shëndetshme të zorrëve: Fistikët janë të pasur me fibra, të cilat lëvizin përmes sistemit tuaj të tretjes kryesisht të padenjuar dhe disa lloje fibrash treten nga bakteret e mira në zorrën tuaj, duke vepruar si prebiotikë. Bakteret e zorrëve më pas fermentojnë fibrën dhe e shndërrojnë atë në acide yndyrore me zinxhirë të shkurtër, të cilat mund të kenë disa përfitime shëndetësore, duke përfshirë një rrezik të zvogëluar të zhvillimit të çrregullimeve të tretjes, kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Konsumimi i fistikëve është treguar se rrit numrin e baktereve që prodhojnë butirate në zorrë në një masë më të madhe sesa bajamet.

6- Janë pozitive për ekuilibrin e sheqerit në gjak: Fistikët kanë një indeks të ulët glicemik, kështu që ato nuk shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak gjatë një vakti të pasur me karbohidrate, siç është buka e bardhë. Studiuesit sugjerojnë fistikët si një nga mënyrat për të ulur rrezikun e diabetit.

anilabashllari.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0