“Meet the Enterpreneur” nis takimet me Engjëll Rrakllin e Division5 - Business Magazine Albania

“Meet the Enterpreneur” nis takimet me Engjëll Rrakllin e Division5

Engjell Rraklli

We build software for humans” ky është slogani i kompanisë Division5, themeluesi e të cilës ishte në serinë e takimeve “Meet the enterpreneur” në Barleti Hub.

Engjëll Raklli, themelues i Division5 që nga viti 2015 ndau historinë e tij të rrugëtimit sipërmarrës me pjesëmarrësit.

Duke folur mbi vështirësitë në hapat e para, vizionin e Division5, mbështetja që ka marrë nga ekosistemi i startup-eve dhe kontributi që po jep për t”i ardhur në ndihmë këtij ekosistemi.

Sot, një nga problemet kryesore në vendet e Ballkanit Perëndimor është edhe brain drain, ikja e të rinjve të mirëarsimuar, të rinjve me eksperience, duke e bërë të vështirë për kompanitë shqiptare për të gjetur punonjës. Por pyetjes nëse është problem për Division5, për të gjetur punonjës të përgatitur ai i përgjigjet:

Jo! Por, problemi kryesor tek ne është për të gjetur punonjës që kanë kulturën tonë të punës dhe që janë proaktiv”.

Lexo: Kompanitë shqiptare të IT tërheqin vëmendjen e investitorëve të huaj

Gjendur përballë pasojave që Covid19 ka krijuar në bizneset, për Division5 ky nuk ka qenë probleme pasi e kanë parë këtë “krizë” si oportunitet.

Engjelli, ka ndjekur evente të ndryshme që lidhen me ekosistemin e startup-eve dhe sot ai është bërë një nga kontribuesit në këtë ekosistem. Ai shprehet se është i gatshëm të ndihmoj çdo startup që ka nevojë për mentorim nga ana e tij. Ndërsa Division5, që nga viti i kaluar është partner për Shqipërinë i Pirate Global, dhe në vijim do të prezantojnë një program i cili do t’ju vij në ndihmë startup-eve në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0