91% e njerëzve që punojnë nga shtëpia janë më produktivë

91% e njerëzve që punojnë nga shtëpia janë më produktivë


Disa profesionistë përmendin rreziqet dhe vështirësit e të punuarit jashtë zyrës, ndërsa disa të tjerë theksojnë rehatinë e të paturit oraret dhe ambjentin e dëshiruar.

Megjithatë mendohet se puna në distancë mund të rrisë produktivitetin dhe krijon besim brenda ekipit tuaj. Në fakt, sipas një studimi në vitin 2016 nga punonjës remote në Amerikë, 91% e njerëzve që punojnë jashtë zyrës janë më produktiv se sa kur ndodhen në zyrë.

Në një farë mënyre, puna remote është njësoj si të kesh disa ekipe që punojnë në vendndodhje të ndryshme.

Këto janë disa këshilla për t’u mbajtur mend nëse planifikoni të punoni remote.

Vendos objektiva të qartë

Për tu siguruar që të gjithë janë të lidhur me njëri tjetrin dhe puna vazhdon pa ndërprerje, mund të vendoset një limit i punës nga shtëpia deri në 2 herë në javë dhe fillimisht ditët duhet të përcaktohen.

Kjo e lejon ekipin të bashkohet në ditë të caktuara çdo javë dhe e ndihmon të ruaj një ndjenjë të fortë afërsie.

Qëndroni vazhdimisht të lidhur

Nëse po mendoni të punoni remote, mos harroni se është përgjegjësia juaj që çdo gjë të funksionojë dhe duhet të qëndroni të lidhur me kolegët.

Përdorni mesazhet, email, telefonin, video konferencat, etj.

Mos harroni se duhet shumë punë për t’i ruajtur lidhjet kur nuk ndërvepron ballë për ballë me njerëzit.

Krijoni një orar rutinë

Nëse shpërqëndroheni lehtë kur punoni në shtëpi, ndoshta puna remote nuk bën për ju. Të vendosësh një rutinë të njëjtë me atë në zyrë dhe të kesh disiplinë është shumë e rëndësishme për të shmangur shpërqëndrimet.

Cila do qoftë rutina juaj kur punoni në zyrë, provoni një të ngjashme edhe gjatë kohës që punoni në shtëpi.

Gjithashtu mbani një orar normal me pushime të ndërmjetme. Rregulli dhe rutina janë të rëndësishme për një punë efektive larg zyrës.

Puna remote kërkon shumë përpjekje, por fleksibiliteti që ofron është i pëlqyeshëm nga të gjithë.

/Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0