Masayoshi Son, themeluesi miliarder dhe CEO i SoftBank, është një prej figurave më enigmatike të botës së biznesit. Një vizionar dhe individ që nuk u tremb kurrë para rriskut apo vështirësive. Ai u njoh si në Japoni ashtu edhe në Perëndim,si personi që ndërtoi një perandori ndërsa përballoi kriza financiare, pengesa dhe suksese të mëdha. Nga fillimet e tij modeste deri te ndikimi i tij si një nga investitorët më të rëndësishëm të teknologjisë së shekullit XXI, historia e tij është një leksion mbi rezistencën, përshtatshmërinë dhe guximin.
Më poshtë do t’ju tregojmë 8 mësime të jashtëzakonshme nga karriera e tij:
- Shndërro vështirësitë në avantazh
Masayoshi lindi në një familje koreano-japoneze dhe përjetoi diskriminim e varfërinë, kjo i mësoi që herët artin e mbijetesës. Që nga vendimi për të lënë Japoninë në moshën 16-vjeçare për të studiuar në Kaliforni, deri te përballja me një sëmundje të rrezikshme për jetën në të njëzetat, këto përvoja i dhanë besim të patundur në vetvete. Ky besim e ndihmoi të përballonte krizat korporative dhe të bëhej një kampion global i teknologjisë.
Lexo gjithashtu: Ja sesi ky CEO krijoi brenda fundjavës një kompani 80 milionë dollarëshe. Mundeni edhe ju!
- Përshtatu dhe vazhdo përpara
Karriera e Son është një shembull i qartë i përshtatjes. Pasi humbi 97% të pasurisë së tij gjatë krizës së dot-com, ai u rikthye me dhe më i fortë. Më vonë, ai sfidoi industrinë e telekomit në SHBA duke blerë Sprint dhe duke e bashkuar me T-Mobile. Vendosmëria e tij, siç u pa në sigurimin e të drejtave ekskluzive për iPhone në Japoni, tregon refuzimin e tij për të pranuar përgjigjen “jo.”
- Ndërto ura mes kulturave
Roli i tij unik si interpretues kulturor ka qenë thelbësor për suksesin e tij. Duke qenë i rrjedhshëm në japonisht dhe anglisht, Son ka arritur të bëjë të vetat kulturat dhe tregjet e Azisë dhe SHBA-ve. Investimi i tij prej 100 milionë dollarësh në Alibaba, që më pas u kthye në një pasuri prej 120 miliardë dollarësh, tregon aftësinë e tij për të parë mundësi që të tjerët nuk i vërejnë.
- Gjej mentorë dhe vazhdo të udhëzosh kur ke mundësi
Vizioni dhe karizma e Son tërhoqën mentorë me ndikim, si Den Fujita, që solli McDonald’s në Japoni, dhe Tadashi Sasaki, një inxhinier i lidhur me Silicon Valley. Në të njëjtën kohë, Son ka udhëzuar të tjerët, përfshirë princin e kurorës saudite, Mohammed bin Salman, duke e bindur të investonte 45 miliardë dollarë në SoftBank Vision Fund.
Lexo gjithashtu: Këto 4 veprime “të pazakonta” ndihmuan Bezos në krijimin e kompanisë 1 trilion dollarëshe
- Rreziko në mënyrë madhështore
Bastet e guximshme të Son janë të famshme. Qoftë duke paguar shuma të mëdha për ARM Holdings (sot me vlerë 130 miliardë dollarë) apo duke insistuar për investime masive, ai vepron në një shkallë që pak vetë guxojnë. Aftësia e tij për të përdorur borxhin dhe për të marrë rreziqe të llogaritura ka qenë jetike për ndërtimin e perandorisë së tij, megjithëse ka sjellë me vete edhe polemika.
- Balanco vizionin me ekzekutimin
Qasja vizionare e Son ka sjellë suksese si Alibaba dhe ARM, por edhe dështime të mëdha, si ËeËork. Ai ka një histori të tërheqjes nga themelues karizmatikë pa testuar mjaftueshëm strategjitë e tyre. Ky fakt tregon rëndësinë e balancimit të pasionit me pragmatizmin.
- Kujdes nga konfliktet e brendshme
Ndërsa SoftBank u rrit, ajo tërhoqi drejtues të njohur, veçanërisht nga diaspora indiane. Edhe pse këto rekrutime sollën ekspertizë, ato krijuan konflikte të brendshme dhe një kulturë konkurruese. Qasja jo shumë aktive e Son gjatë këtyre konflikteve zbuloi dobësi në udhëheqjen e tij menaxheriale.
- Shiko gjithmonë drejt së ardhmes
Pavarësisht sfidave, Son mbetet i fokusuar te teknologjitë e së ardhmes. Ai ka investuar miliarda në inteligjencën artificiale dhe projekte të avancuara, si OpenAI. Edhe kur përballet me kritika dhe humbje financiare, ai vazhdon të vërë bast për teknologji transformuese, duke provuar aftësinë e tij për të qëndruar i rëndësishëm në një industri dinamike.
Historia e Masayoshi Son është një testament i fuqisë së rezistencës, vizionit dhe ambicies së palodhur. Nga fillimet si një i huaj në shoqëri, deri te ngritja si një figurë qendrore në teknologji, ai ka riformësuar kuptimin e të qenit një investitor dhe lider në teknologji. Qoftë duke sjellë admirim apo skepticizëm, rrugëtimi i tij ofron mësime të vlefshme për çdo sipërmarrës apo drejtues që përballet me sfidat e botës moderne të biznesit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.